Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Droga dhe problemet që nuk shihen dot me elikopterët e policisë!

Droga dhe problemet që nuk shihen dot me elikopterët e policisë!

Nga Anila Hoxha

Elvia u tërhoq zvarrë dhe u plandos përdhe. Një djalosh i panjohur që po fliste ne telefon dhe që tha ” më prit se po vij” , zgjati duart plot lakmi drejt saj. I rrembeu varesen e florinjtë derisa ajo u keput , ne fraksion minute varësja ngeli ne kthetrat e grabitqarit dhe gruaja u rrëzua pa mëshirë .

Zhurma e britmave të saj ishte po aq alarmuese sa edhe zhurma e kokës në tokë. Hajduti me pas rezultoi se hipi ne nje automjet ku e prisnin tre shokët e tjerë me shpejtësi. Ai udhëtoi nga vendi poshtë urës ku gruaja sapo ishte ndarë nga i shoqi , mbasi të dy ata morën pjesë në një ngushëllim. “

Ai ishte me armë – tha në policinë e Kamzës gruaja e terrorizuar, si kushdo që është gjendur fillikat vetëm duke ecur në një rrugë dhe ndodh që telefoni, kuleta , canta , varësja të kenë qenë gjera të shitshme për dikë që do të fitojë para duke sulmuar e panikosur qytetarë të pambrojtur. Nga dikush që kërkon para të tilla për të blerë drogë.

Përdorimi i drogës, por edhe alkolizimi është kthyer në nje plagë në kryeqytet. Mesatarisht cdo javë përpara gjykates kërkojne urdhëra mbrojtjeje nga të afërm të droguar dhe kryefamiljarë të alkolizuar 4 deri ne 5 qytetarë. Janë që të gjithe prindër të moshuar dhe bashkëshorte. Dhe natyrisht të shikosh zyrtarët më të lartë të policisë që kqyrin nga avionët italianë nëse ka drogë të kutivuar është frymëzuese, mbasi pa qenë aspak një mesazh telegrami kupton që Policia dëshiron të shkojë drejt zero kultivimit .
Le të urojmë kështu, anipse nuk është i nevojshëm syri vigjilent nga ajri i kryepolicit shqiptar për të parë parcelat.

Le të ndodhë kjo gjë sipas hierarkisë dhe le te urojmë që drejtori i përgjithshëm të zbresë ne tokë, të kërkojë me tepër pune kundër efektit tjetër që po sjell kultivimi i drogës, me pasoja të parikuperueshme. Apo akoma më tej kokaina që ka dalë sheshit, megjithëse raste sporadike përdoruesish serviren për statistikë. E kam fjalën për goditjen e mirfilltë të shpërndarësve të droges, nga hashashi, kokaina e heroina dhe që thuhet se tanimë ka zbritur tek te miturit.

Shpërndarja e drogës ne kryeqytet dhe akoma më tej po kryhet me së miri i organizuar nga grupe që gërvishen me ndonjë shpërndarës që bie e ribie ne rrjetë dhe mandej del pashqetesuar.

Qendra Fol gjate monitorimit një vjetor ekspozoi përditshmerine e nje rinie dhe adoleshentesh që kapen grupe grupe me doza të papërfillshme dhe që me tej për shkak të sasirave të vogla hetimi mosfillohet.

Por sidomos ,kapo të grupeve te kokaines , te hashashit e të tjera , ska ende në pranga. Megjithëse ata e kanë parcelizuar Tiranën.
Sa i takon Elvisë, kur policia nisi gjurmimin vetëm nga përshkrimi i saj që tregoi se makina që e sulmoi ishte nje benz nr ngjyrë të zezë, ne ndihmë i erdhën kamera sigurie që indentifikuan grabitësit.

Ata udhëtuan me shpejtësi drejt Fushe Krujes, e shiten per 24 mijë leke dhe mandej 20 prej tyre u ulen dhe i pinë birra. Tre prej tyre që po udhetonin me makinë me qera ja hodhën fajin të katërtit. Thanë që sapo B.A pa një grua duke ecur e vetme u kërkoi shokëve të ndalonin makinën. I ishte drejtuar të panjohurës që kërkoi ndihmë tek ca indiferentë që po kalonin në atë rrugë. Dhe kur u kthye ne makinë u tha atyre : nuk vleka shumë.

Në shtepine e njërit prej tyre u gjeten gati 23 kilograme hashash. Kur u u pyetën nese ishin apo jo përdorues , pranuan që po. E megjithëse këmbengulin se vjedhjen e kreu vetëm njëri pa iu treguar të tjerëve, asnjëri nuk refuzoi apo nuk kundërshtoi vjedhjen me dhunë që do të thotë , të ndalonin dhe ta ndihmonin atë grua duke dhënë një shembull qytetarie…Përkundrazi , i dhanë makinës gaz dhe u larguan drejt Fushë Krujes, aty ku varësja u shit për të paguar ca birra e për të pirë ca drogë.

Share: