Home Gjeo-Ekonomia Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijëbregdetare 

Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijëbregdetare 

Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: 

Për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare  RSh” !

Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijëbregdetare ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëmdhe teritorial) janë rreth 12 mijë km² ose 45 % e sipërfaqestokësore (=28 mijë km²)! Për rrjedhojë, RSh zotëron hapësiradhe burime detare me peshë kritike për zhvillimin e ekonomisëdhe interesat gjeopolitike për kombin në mesdhe.

Ndër shekuj, marrëdhëniet e shqiptarëve me detin kanë qenëpothuaj armiqësore. Kjo pasi deti është perceptuar si drejtiminga vinin kërcënimet, pushtuesit, fatkeqësitë, bajlozët, gjëmatdhe shumë pak është konsideruar, si një hapësirë me mundësidhe interesa kritike për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkë me tëedhe për mirëqënien e qytetarëve.

Deri në vitin 1991, regjimi komunist e përcaktonte  detin sifushëbetejë nga do na sulmonin fqinjët armiqsorë ose koalicionii armiqve, (NATO & Varshava) dhe shpenzonte gati 10 % tëGDP-së vendit (nga në total deri 25 % për mbrojtjen), për tëndërtuar skalione me fortifikime, infrastruktura, anije luftimi, nëndetëse, silura, etj si dhe shumë më pak për të ndërtuar njëflotë peshkimi dhe tregtare për interesat ekonomike.

Mbas viteve 1991, deti shërbeu si orientim, si port dhe urë shprese e shqiptarëve të rraskapitur drejt perëndimit. Por fatëkeqësisht ende perceptohet si: “burim i trafiqeve, kontrabandës, krimit të organizuar”, ndërsa Flota tregtare dhe e peshkimit mbeten larg në raport me potencialet ekonomike që mbart kjo hapësirë. 

Megjithë projektet për modernizimin e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare dhe ndërtimit të anijeve patrulluese, Flota Ushtarake, në fakt Roje Bregdetare, nuk zotërojnë kapacitete dhe aftësi operacionale për ushtrimin e plotë të autoritetit shtetëror (sovranitetit detar), ndërsa të Policisë Kufirit, janë pa peshë.

Edhe pas viteve 1992, RSh nuk ka ende një Strategji Afatgjatë, objektiva të qarta, përgjegjësi, matricë me masa ndërshtetërore, kulturë bashkëpunimi dhe struktura të integruara për të ushtruar sovranitetin shtetëror dhe të drejtat sovrane në hapësirën dhe interesat detare të saj. P.sh në dokumentin (inventar në letër): “Strategjia Kombëtare për Zhvillim & Integrim 2015–2020”, sektori detar përmblidhet në vetëm 1 paragraf?

Po ashtu infrastrukturat, pajisjet, kapacitetet dhe aftësitë operuese të 4 porteve detare (Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë) mbeten modeste, me kosto të lartë dhe jo konkuruese në mesdhe.

Ndërsa duhet përsëritur se, përtej disa ndryshimeve (të rrëmujshme) ligjore, si për Rojen Bregdetare, krijimi i Qendrës Ndër-institucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe përpjekjeve për modernizimin e sistemit të vëzhgimit, RSh nuk zotëron kapacitete operacionale për të ushtruar plotësishtautoritetin shtetëror në hapësirën dhe interesat detare të RSh. 

Për ta argumentuar edhe më qartë, sjellim si shembull se në raportet e inteligjencës ndërkombëtare, konstatohej se: “nga flota private të peshkimit të vendeve fqinje grabitesin deri 50 miljonë € në vit, nga Zona Eskluzive Ekonomike e RSh”, pa përfshirë dëmet nga ndotjet, kontrabanda, trafiqet ndërkombëtare, etj.

Përtej rastit të Republikës së Shqipërisë, në thelb të disa mosmarrëveshjeve qëndrojnë ndarja e pasurive dhe akseseve në rrugëkalimet detare, si dhe interesat gjeopolitike  si P.sh: konfliktet  Greqi – Turqi për Mesdheun Lindor; SHBA – Danimarkë për Grenlandën; SHBA – Kinë mbi Detin Jugor, etj.

Po ashtu, siç njihet, RSh ka nënëshkruar marrëveshje me Italinë, por mbeten ende të pa zgjidhura ndarjet e ZEE me Greqinë dhe Malin e Zi. Ndërsa duhet shtuar se Qeveritë, pasi e kanë keqpërdur si kauz patriotiko-populiste, për 30 vjetët e fundit, kanë dështuar për të gjetur zgjidhje të favorshme për RSh! Duke mos arritur zgjidhje me negociata, është “dakordësuar nga 2 vendet dhe çuditërisht duartrokitur nga RSh(!)” për ta adresuar në Gjykatën Ndërkombëtare, nga e cila, lutem të jem gabim, por mbetem skeptik se do ketë produktet e pritshme dhe të merituara. 

Norvegjia, Malta, Danimarka, mbeten modeli më i mirë imenaxhimit të pasurive dhe interesave detare. Kjo, përbën arsyeshtesë që një nga këto vende të konsiderohet si partner afatgjatëpër zhvillimin e Master-Planit kombëtar për detin. Ndërsabazuar në praktikat botërore, vendet që ndajnë kufi dhe interesadetare (Italia & Greqia), natyrshëm nuk mund të jenë partnerëstrategjik në këtë fushë.

Për ta bërë më të qartë peshën ekonomike që mbartin burimetdhe interesat detare sjellim si shembull disa shifra krahasuese Sllovenisë, e cila ka vetëm 47 km dalje  në Adriatik, ndërsa tëardhurat financiare vetëm nga mirëmenaxhimi i burimeve dheinteresave detare arrijnë mbi 15 miliard $  ose rreth 1/5 e  GDP-së (66 miliard $). Kjo shifër është, e barabartë me GDP-nëvjetore ose 10 herë  shumë se të ardhura nga deti, ndërkohëse RSh ka 467 km (10 herë me shume se Sllovenia) vijëbregdetare ne adriatik, jon dhe liqeni Shkodrës. Afërsisht në tënjëjtat diferenca është edhe me Malin e Zi, i cili është nëpërmasat dhe mundësitë e qarkut  Vlorës, por të ardhuratvetëm nga deti, sigurisht përfshi turizmin arrijnë  më shumë se 2 miliard $ ?!

Nga ky këndveshtrim, konstatohet lehtësisht se hapësira, burimet, interesat dhe mbi të gjitha të ardhurat ekonomike tëRSh nga detipra vetëm nga ky sektor me potencialestrategjike,  mundet dhe duhet të jenë te paktën 10 fish  larta, ose sa gjithë të ardhurat vjetore  (GDP-në neto rreth 17 bilion $) për vitin 2021.

E thënë shkurt, qartë dhe shqip, sygjeroj që qellimi dhe objektivi(endstate) i Strategjisë Detare 2035, të përcaktohet: “tëardhurat kombëtare nga mbrojtja, zhvillimi si dhe menaxhimihapësirës dhe interesave detare të arrijë mbi 15 miliard $ për 8vitet që vijnë”.   

Konsideruar sa më sipër, interesat ekonomike detare mbetenende një mundësi kombëtare, pothuaj të pashfrytëzuara. Prandaj, e çmoj si domosdoshmëri: “hartimin e një Strategjie Detare 13vjeçare (SD – 2032) e cila jo vetëm tejkalon “trashëgiminë e sjelljes armiqësore ndaj detit”, por nëpërmjet një masterplani(mundësisht me studio ndërkombëtare, p.sh: Norvegjeze) dhenjë vlerësimin strategjik të paketës ligjore, infrastrukturave, kapaciteteve, aftësive, interesave dhe mundësive të zhvillimit tëtransportit, peshkimit dhe turizmit detar, si dhe një matricëmasash dhe përgjegjësish shtetërore për mbrojtjen dhezhvillimin e interesave detare,  të integruar edhe me një nën-projekt për menaxhimin e burimeve ujore (lumenjtë, liqenet, rezervuarët) të RSh-së. Kjo strategji duhet të adresojë me prioritet:❖ Përmirësimin rrenjësor të paketës ligjore sipas standarteve tëBE për ushtrimin e sovranitit dhe së drejtës sovrane  nëhapësirën detare të RSh, e cila të përfshijë të gjithainstitucionet ligjzbatuese në det, si dhe ndërtimin e infrasturkturave kritike për këto institucione.❖ Modernizimin e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen dhemenaxhimin e hapësirës detare, duke përfshirë burimet e tabanit të detit (shelfit kontinental), të hapësirës detare (ZEE, TW), industrisë së peshkimit, transportit detar, turistik dheduke krijuar lehtësira proceduriale për lundrimin & regjistrindetar në RSh-së.❖ Krijimi i Institutit të Studimeve Detare pranë Akademisë sëShkencave i cili në vijimësi do të identifikojë dhe peshojëvlerat, përfitimet si dhe alternativat e mbrojtjes dhe zhvillimittë hapësirës dhe interesave detare !❖ Modernizimin e infrastrukturave përpunuese në 4 portetekzistuese dhe për  turizmin!❖ Ndërtimin e Portit Rajonal (Ballkanit Perëndimor) me infrastrukturë moderne të përpunimit, lidhje me rrjetin rrugor& hekurudhor, të integruar me Korridorin VIII dhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë. “Një port me thellësiadekuate  Adriatik” ishte pjesë e paketës së marrëveshjesKosovë  Serbi, nënshkruar në dhomën ovale në  2020 nënpërkujdesjen e ish-Presidentit Trump, e cila mbetet nëaxhendën e Presidentit të ShBA, Biden. 

Për më tepër, ky port do të shërbejë si porta hyrëse drejtperëndimit, me interesa ekonomike, kritike për mirëqënien e qytetarëve të ultësirës perëndimore të RSh, për vendet e Ballkanit, e më gjerë. Kështu, ndërtimin e këtij porti, e çmoj sipjesë thelbësore  strategjisë detare 2035, por dhe ndër vepratkombëtare me interesa gjeopolitike, krahasuar edhe me TAP, Udhën e Kombit, Koridori 8, etj!❖ Ky Master-Plan do duhet të komplementohet edhe me ndërtimin e një kantieri mesdhetar në Pashaliman, me synimprodhimin dhe riparimin e anijeve të vogla (jahteve) nëfunksion të zhvillimit të turizmit elitar, por edhe të riparimit tëanijeve të peshkimit, të cilat kryesisht i kryejnë mirëmbajtjendhe riparimet në vendet fqinje.❖ Modernizimi i Forcës Detare me anije, pajisje vëzhgimi dhekapacitete operacionale të afta për të ushtruar sovranitetinshtetëror dhe të drejtat sovrane për mbrojtjen interesave detaretë RSh.  Po ashtu, FD do duhet të përmirësojnë ndërvepriminoperacional me “Task Grup e NATO-s në Mesdhe”, duke rritur peshën e kontributeve tona në NATO, por edhe tëdemostrojnë pozitën gjeostrategjike të RSh në rajon.

Thënë sa  sipër, mendoj se një strategji në formatin e njëMaster Plani dhe nje matrice shteterore afatgjatë  fushën e detit do të shërbejë si gjetje e duhur, si oportunitet dhe garancishtesë për orientimin detar dhe zhvillimin e ekonomisë së RSh, përmirësimin e standarteve të sigurinë detare në mesdhe si dhenjë nyje e leverdishme për rajonin.

Zhvillimi e këtij master plani, përfshi ndërtimin e portit rajonaltë sipërpërmendur,  fatmirësisht e gjej të ndërthur  edhe me interesat gjeopolitike të SHBA- së & NATO-s, në rajon dheMesdhe, veçanërisht mbas marrjes së portit të Pireut nga Kina sidhe përpjekjeve dëshpëruese të Rusisë për të rritur influencën nëMesdhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Share: