Home KRYESORE Finalja e Conference Ligue/Qeveria shpall ditë pushimi 25 majin për zyrtarët

Finalja e Conference Ligue/Qeveria shpall ditë pushimi 25 majin për zyrtarët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi informoi se në vendimet e qeverisë është vendosur që 25 maji të jetë ditë pushimi për zyrtarët publikë në Qarkun Tiranë.

Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave pasi më 25 majë do të organizohet në Tiranë finalja e Europa Coference Ligue.

“Qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Pra do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret në vazhdim të masave që po marrim për të organizuar në mënyrë shembullore, një nga eventet më të mëdha siç është finalja e Ligës Europiane, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë nga vetëm nga Italia, por dhe nga Holanda, deri tani kemi pritshmëri dhe interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për njerëz seç ka kapacitet Air Albania, por marrim të gjitha masat që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë jo vetëm për italianët dhe holandezet. Këto masa janë me ato që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Ajo ditë do të jetë ditë pa makina, nuk do të ketë në të gjithë Tiranën makina, përveç urgjencës, dhe nevojave të të gjitha organeve që do të merret me mbarëvajtjen. Të gjitha asket hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datë 25 deri në 6 pasdite. Kushdo kush do t’i bashkohet festës së finales në 25, që nuk është nga Tirana, mund të vijë në Tiranë pas orës 6 pasdite. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e paparë për Tiranën”,-tha Çuçi./Opinion.al

Share: