Home Gjeo-Ekonomia Lija e majmunëve: Nuk ka arsye të një pandemie të dytë

Lija e majmunëve: Nuk ka arsye të një pandemie të dytë

Nga Prof. Dr. med. Dr. fil. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Pas një simulimi globalistik pandemik te G7 Elitëve, para disa ditësh në Berlin, ministrat e shëndetësis së vendeve të zhvilluara, ushtronin dhe simulonin në rast të një pandemie me lijen e Leopardit. Kurse paralel në këtë kohë, ishtë shfaqur lija e majmunëve në Afrikë. Mundësia e pandemis së lijes së majmunëve, është diskutuar në Mars 2021.

Si është situata aktuale në Europë?

Në javën e dytë të majit fillimisht në Britaninë e Madhe u regjistruan mbi gjashtë raste, të cilat bënë që autoritetet shëndetësore të diskutojn sërish proceduren e një infeksioni të radhës. Por tashmë është e qartë se infeksione me virusin e lisë së majmunit ka edhe në vende të tjera evropiane. Persona të prekur janë raportuar në Spanjë, Portugali, Francë, Itali, Israel, Zvicër si dhe në Amerikën e Veriut dhe Australi.

Dhe që sot edhe dy raste tjera pas asajë në Bavari edhe në Berlin të Gjermanis.Kompetenca mjekësore tani po përpiqet të identifikojnë zinxhirët e infeksionit dhe të të gjitha lidhshmëritë me përhapjen, (tanimë të ndryshuar nga ajo natyrale), simptomat, klinikën dhe trajtimin e saj. Kurse për viktimat e mundëshme, duhet diskutuar. Nga kjo Situatë, stafi mjekësor duhet të sensibilizohet në mënyrë që ata të njohin një infeksion me linë e majmunit si të tillë. Njerëzit me skuqje të pazakontë të lëkurës dhe simptome të ngjajshme, duhet të ekzaminohen. 

Edhe Instituti Robert Koch ka publikuar një deklaratë zyrtare me një vlerësim fillestar të rasteve nga Britania e Madhe. Është e njohur se nuk është hera e parë që rastet e lisë së majmunëve shfaqen në Evropë apo në SHBA. Të dokumentuar kemi gjithashtu një rast në Izrael në vitin 2018.

Sidoqoftë, të gjitha këto infeksione mund të lidhen me udhëtimin ose kontaktin me kafshët e importuara nga Afrika Perëndimore ose Qendrore. Virusi i lisë së majmunëve është pjesërisht endemik në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, dhe ka pasur shpërthime të përsëritura në të kaluarën.

Shpërndarja e saktë e shpërthimit aktual të lisë së majmunëve në Evropë është ende e paqartë. Prandaj nga të gjitha të dhënat shkencore, situata aktuale nuk është arsye për panik publike. Përhapja aktuale është shumë e pazakontë, por nga vlerësimi im, nuk do të shkaktojë një epidemi mbarëkombëtare, siç ishte rasti me Covid. Bota dhe populli do të konfrontohen me lijen e majmunëve sepse edhe ky infeksion, është një shpërthim serioz i një sëmundjeje të rëndë dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të veproni në përputhje me rrethanat tani.

Nga vjen lija e majmunëve? 

Lija e majmunëve shkaktohet nga një virus relativisht i madh që është i lidhur ngushtë me virusin variola. Ky ishte agjenti, shkaktar i lisë, i cili konsiderohet i zhdukur që nga viti 1980. Krahasuar me linë, lija e majmunëve mund të prekë shumë lloje kafshësh, duke përfshirë lloje të ndryshme gjitarësh si brejtësit apo majmunët. Shumica e rasteve të infeksioneve të lisë së majmunit te njerëzit janë të ashtuquajturat zoonoza.

Kjo do të thotë se viruset transmetohen nga kafshët te njerëzit. Këto transmetime të virusit ndodhin më shpesh në zonat pyjore në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore. Sipas RKI, lija e majmunëve është një nga “sëmundjet e rishfaqjes”. Kjo do të thotë se sëmundja po përhapet përsëri pasi ishte tashmë në largim.

Në dekadat e fundit, shpërthimet janë rritur, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Sipas organizatës shëndetësore të Bashkimit Afrikan, ka pasur disa shpërthime të infeksioneve të lisë së majmunëve gjatë pandemisë korona. Megjithatë, ata vështirë se shkaktuan një infeksion gjigant gjatë pandemisë dhe kështu janë nën kontroll.

Cilat janë simptomat? 

Jo vetëm që patogjenët janë të lidhur ngushtë, simptomat e lisë dhe lisë së majmunëve janë gjithashtu të ngjashme: Shumë njerëz të prekur kanë temperaturë rreth një deri në dy javë pas infektimit. Përveç kësaj, nyjet limfatike të tyre janë të enjtura, së bashku me dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve dhe rraskapitje të përgjithshme.

Skuqja tipike e ngjashme me flluska zakonisht shfaqet disa ditë pas fillimit të temperaturës, te lija e majmunit zakonisht në fytyrë, shpesh në duar, mukoza e gojës, këmbëve dhe kyçeve. Këto pustula mund të jenë shumë të kruajtshme ose të dhimbshme. Duhet të kemi parasysh se rrjedha e një infeksioni nga lija e majmunit mund të jetë gjithashtu aq e lehtë sa të mos zbulohet fare. Kjo rrit rrezikun që virusi të transmetohet te njerëzit e tjerë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit e prekur nga lija e majmunëve zakonisht nuk sëmuren aq rëndë sa ishte rasti i lisë së vërtetë. Këto ishin më vdekjeprurëse dhe gjithashtu më të lehta për t’u transmetuar. 

Sa e rrezikshme është lija e majmunëve? 

Sipas shkencës së mjekësisë, është një sëmundje e cila duhet kosideruar si serioze, edhe nëse kalon vetë në shumicën e të prekurve dhe nuk lë dëme të qëndrueshme.

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar, shkalla e vdekshmërisë së tyre nga infeksioni është dukshëm më e lartë se në grupet e moshuara. Në rrezik më të lartë janë edhe gratë shtatzëna, pasi virusi mund t’i transmetohet fëmijës së palindur, duke çuar në komplikime të shtatzënisë ose në abort.Një nga problemet më të shpeshta janë infeksionet bakteriale që ndodhin në të njëjtën kohë me virusin e lisë së majmunit. Këto mund të çojnë në pneumoni ose meningjit ose verbëri për shkak të infeksionit të kornesë. 

Sa i rrezikshëm është një infeksion me linë e majmunit, varet edhe nga lloji i virusit:

Ka dy lloje të virusit: tipi i Afrikës Perëndimore dhe ai i Basinit të Kongos. Megjithëse infeksioni me llojin e Afrikës Perëndimore çon në sëmundje serioze në disa njerëz, shkalla e vdekshmërisë këtu është më e ulët dhe konsiston  rreth 1% , kurse me llojin e Basinit të Kongos mund të jetë deri në 10%. Sipas informacioneve të disponueshme deri më sot, rastet që kanë ndodhur së fundi në Britaninë e Madhe mund të gjurmohen në llojin më pak vdekjeprurës të virusit të Afrikës Perëndimore. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që jetojnë me njerëz të infektuar ose që ofrojnë kujdes mjekësor për ta. Përveç kësaj, pustulat e infektuar në lëkurë janë ngjitëse. Çdonjëri që bie në kontakt me të ose me material të infektuar mund të infektohet. Sipas Institutit Robert Koch, transmetimi seksual është gjithashtu i mundur.

Kurse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tani është supozuar se transmetimi i virusit nga personi në person është i kufizuar. Zinxhiri më i gjatë i infeksionit i dokumentuar deri më sot ishte gjashtë raste. 

Si mund të mbroheni? 

Sipas OBSH, masa më e rëndësishme e marrë nga autoritetet shëndetësore është kërkimi i personave të kontaktit të personave të infektuar për të thyer zinxhirin kurse edhe për këtë infeksion, ekziston edhe një vaksinim , i cili sipas kontakteve të OBSH-së ofrohet me rrezik të shtuar. Ky është një zhvillim i mëtejshëm i vaksinës vaccinia, e cila u përdor kundër lisë. Meqenëse viruset janë të ngjashëm, supozohet gjithashtu se është rreth 85% efektiv kundër lisë së majmunëve.

Në Gjermani, rekomandimi i përgjithshëm për vaksinimin kundër lisë së majmunëve është larguar në vitin 1983, sepse ky patogjen ishte zhdukur dhe vaksina kishte shkaktuar relativisht shpesh efekte të rënda anësore. Tani mund të zbulohet një vaksinë më e re, e gjeneratës së tretë kundër lisë, që duket se do të ka më pak efekte anësore. Kjo vaksinë është miratuar, por sipas OBSH-së ajo ende nuk është gjerësisht e disponueshme, prandaj një pjesë e madhe e popullsisë së botës nuk janë të vaksinuara kundër lisë. Mbrojtja e vaksinimit të vjetër nga shumë kohë më parë, mendohet se ndihmon edhe kundër një infeksioni aktual me virusin e lisë së majmunit. Prandaj sipas OBSH-së, njerëzit e vaksinuar kanë më shumë gjasa të kenë një ecuri më të butë të sëmundjes, po të ngjajshme si ato kundër Corona. Gjithësesi kujdesi personal i shëdetit tuaj të cilit do qytetarë, është tepër i rëndësishëm dhe i pazëvendësuar.

Share: