Home Gjeo-Ekonomia Në takimet e biznesit me kryeministrin këta të fundit nuk dëgjohen!

Në takimet e biznesit me kryeministrin këta të fundit nuk dëgjohen!

Nga Zef Shtjefni

Dje isha në këtë takim me KM me shumë kolegë të biznesit. Dëgjuam me vëmendje,por neve nuk na dëgjoi njeri. Qeveria ka hall që bizneset të deklarojnë çdo lloj page e shpërblimi që biznesi bën ndaj punonjësve të vet, se kështu mbledh më shumë para.

Biznesi e ka dëgjuar me thirrjen e parë Qeverinë për rritjen e nivelit të pagave, sepse vetë Ajo tha se ka inkasuar 20% më shumë taksa mbi pagat, pas kësaj thirrje.

Shkaku i këtij aksioni sipas Ministreve përkatëse ishte dekospirimi i pagava të larta të disa analistëve e gjithollogeve, të cilët jo vetem paguhen kot me paga marramandase, por as taksa mbi to nuk paguajnë.

Nga kjo është marrë shkas ti sulen gjithë biznesit tani. Nga ky takim biznesi doli i zhgënjyr. Pse :

-Së pari Qeveria nuk ka pse bën asnjë lloj presioni mbi biznesin,por të kunsultohet me te, deri ku është mundësia e rritjes së pagave dhe më pas pagat të taksohen sipas niveleve e profesioneve. Kjo të sanksionohet më pas në ligj e zbatohet. Ndaj presioni ndaj bitnesit mendoj se është i pavënd.

-Biznesi kërkon të hetohen e taksohen të gjithë pasuritë zyrtarëve,gjithollogëve,prokurorëve e gjyqtarëve të hequr e atyre në detyrë dhe jo të vijohet me potere politike kot pa bërë asgjë.Po kështu :

-Biznesi i mesëm e quan të padrejtë mostatimin e biznesit të vogël.Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.Mos tatimi i një shumice të madhe përkthehet në humbje për buxhetin e shtetit,në pdrejtësi e pabarzi para ligjit në treg,në populizëm dhe blerje të votave.
Tjetër:

-Biznesi sot ka si plagë kryesore largimin e fuqisë së kualifikuar punëtore jashtë dhe po bën çmundet që të rrisë pagat për të frenuar fenomenin,edhe pa presionin e Qeverisë.

-Shumë biznese sot janë duke luftuar me mbijetesën dhe u zhgënjyen pse KM nuk i dëgjoi për hallet e mëdha që ata kanë për:

Rritjen e papërballueshme të energjisë.
Humbjen e tregut me Kosovën si pasojë e rritjes së energjisë, taksave rrugore e doganale, kur Kosova nuk i ka rritur ato.

Pengesat ligjore për vëndosjen e fotovoltaikëve për vetëprodhimin e energjisë. Shkallën e lartë të korrupsionit në administatë, polici, prokurori e gjykata.

Kaosin ose mungesën e shërbimeve me internet dhe heqjen e parakohshme të disa sportekeve.
.Rritjen galopante të burokracive për leje e licensa të ndryshme.

Biznesi paguan taksa për pensionet e punonjësve dhe sig.shëndetësore.Por punonjësit tane as me kartë shëndeti nuk janë pajisur nga Ins. Sig. Shendetësore, pa folur për faktin se asnjë mjek nuk prek me dorë një punonjës, po nuk e pagove nën dorë. Lehtësimin e kreditimit nga bankat që të marrin frymën me letra e interesa etj.,etj.

Biznesi ka shumë halle dhe mosdëgjimi i tij, është gabim i rëndë i çdo qeverie. Trajtimi i biznesit si lopë që i duhet marrë çdo pikë qumeshti, por njëherazi edhe mishi e lëkura, e mbyt ate.

Share: