Home KRYESORE Plas sherri mes Bardhit, Shehut dhe Spahos në Kuvend: S’ju vjen turp

Plas sherri mes Bardhit, Shehut dhe Spahos në Kuvend: S’ju vjen turp

Një debat mes tre deputetëve të PD ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kamerat fiksuan një moment kur deputetët Tritan Shehu dhe Edmond Spaho iu afruan karriges së deputetit Gazment Bardhi dhe debatuan për diçka.

Në video dëgjohet teksa Spaho që i drejtohet Bardhit duke i thënë: S’ju vjen turp!

Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin.

Më pas Bardhi i drejtohet Spahos duke i thënë: Mos më bërtit mua! Reagim me tone të larta pati edhe nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili dënoi sherrin mes deputetëve.

Ndërhyrje për të qetësuar situatën pati edhe nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Flutura Açka dhe Jorida Tabaku./Opinion.al

Share: