Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit për median e lirë, ku Shqipëria kishte rënie në renditje.
Sipas Ramës në Shqipëri s’ka media të intimiduar, apo gazetar të penguar. Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, kryeministri shkruan se në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjes, gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme.
Kryeministri thotë se e ka të pamundur të heshtë kur sheh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!
“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!
Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!