Home Gjeo-Ekonomia Të gjithë sytë nga Finlanda, sot vendos nëse do të bëhet pjesë...

Të gjithë sytë nga Finlanda, sot vendos nëse do të bëhet pjesë e NATO-s apo jo

Të gjithë sytë sot janë tek Finlanda, pasi presidenti dhe kryeministrja e tyre kanë vendosur të parashtrojnë qëndrimet nëse vendi mund të anëtarësohet apo jo në NATO.

Vendi nordik ka pasur një histori të gjatë neutraliteti – por ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen, mbështetja publike për anëtarësimin në NATO është rritur në nivele rekord.

Finlanda pritet që sot të thotë se dëshiron të anëtarësohet në NATO, në një ndryshim të madh të politikës së sigurisë.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 810 miljesh dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka rritur gradualisht bashkëpunimin e saj me NATO-n si një nga vendet “partnere” të saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

Por ajo është frenuar nga anëtarësimi në fakt për të mbajtur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj lindor.

Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin e tyre zyrtar për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre.

Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin e tyre zyrtar për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre.

I pyetur nëse Finlanda do të provokonte Rusinë duke iu bashkuar NATO-s, presidenti Niinisto tha se fajin do ta kishte presidenti rus Vladimir Putin.

“Përgjigja ime do të ishte se ju e shkaktuat këtë. Shikoni pasqyrën,”-tha ai./Opinion.al

Share: