Home KRYESORE U filmua me të dashurin, e reja: Më morën për t’i shërbyer...

U filmua me të dashurin, e reja: Më morën për t’i shërbyer prindërve të burrit!

20-vjeçarja nga Librazhdi, e cila u filmua nga prindërit e bashkëshortit në shtratin martesor me të dashurin ka rrëfyer se si është njohur me të shoqin.

Ajo ka thënë në news 24 se prej 2 vitesh bashkëshorti ndodhej në Gjermani dhe se martesën nuk e kanë shijuar, pasi dhe koha e qëndrimit të tij ka qenë e pakët.

Më tej ajo thotë se morën nuse për t’i shërbyer prindërve të bashkëshortit.

“Kemi pyetur. Ai më thotë që s’kam qenë as i fejuar as i martuar, ka punuar. Më ka thënë që s’ka qenë asnjëherë i lidhur. Ma mbushi mendjen. Unë kam qenë në distancë me të. Një muaj qëndronte dhe ikte. Nuk është se e kemi shijuar. Edhe kur ishte këtu më shumë rrinte nëpër lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin.

Donin të më bënin shërbëtore. Ato më fejuan që të bëja punët. Unë punoja dhe tokën, punoja dhe në shtëpi, unë aq fuqi kisha. Ata donin dikë që t’i shërbente. Këtë e kam kuptuar vetë. Banesa është blerë në emër të vjehrrit. Unë vetëm flija te shtëpia ime, ndërsa të gjitha gjërat e tjera i bëja te to.”, tha e reja./Opinion.al

Share: