Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Dy komente per policet tane…! Keta do na fusin ne Evrope!?

Dy komente per policet tane…! Keta do na fusin ne Evrope!?

Nga Edgar Frashëri

Nuk e quaj koment, por ndersa kam shetitur ne 25 qytete te botes ne keto tre dekada, ne asnje prej tyre nuk kam pare POLIC NE UNIFORME NE KOHE SHERBIMI TE JETE ME DUAR NE XHEPA.
Keta jane per shetitje te shtyjme kohen se vallahi, po qe se ky lloj polici me jep qetesi e mbrojtje, harroje ate pune. Ai eshte jashte “loje” ne perpjekje me keqberesin, fizikisht e menderisht.

Shoh sot qe patrullat dyshe perbehen nga nje “veteran” barkderr, e nje “çunak” te etur te mesoje zanatin… Veterani hije rende, qe mbase nuk di as te shkruaje, drejton te riun me bllok ne dore, se kujt duhet ti veje gjobe e ke duhet ta leje rehat. Sepse keta i nuhasin shoferet nga marka e makines. Ky eshte njeri aspekt i rolit te policit qe si duket kryesori i tij eshte te mbledhe te ardhura.

Ky eshte perfaqesuesi i policit urban qe eshte i dukshem ne qytet. Shoh shpesh qe oret e trafikut pik, dalin tek semaforet e drejtojne trafikun. Ne fakt, ne vend qe ta drejtojne, shpesh e bejne “çorap”. Sepse nuk bejne gje tjeter veçse dublojne semaforet. Sapo hapet jeshilja, fillon birbili, e ti kujton se ai jep prioritet?! Hiç fare. Ke te shohesh e degjosh me pare.

Ne kohen e qendrimit ne Itali, vertet policet dilnin ne kryqezimet ne oret e pikut, por atje, fikej semafori dhe dhe syte e drejtuesve ishin vetem tek polici qe bente rregullatorin….

Ne lagjen time ne rrugen me pak shenja trafiku,vijne si furtune vetem te vjelin gjoba, bile dhe ne mes te nates, nderkohe qe Bashkia ende nuk ka fut ne kontroll te administroje çdo pellembe toke publike, qe te krijoje parkime ne lagje, me tarife te ulet, e te veje aparate parkimi si i ka gjithe bota.

Kur punoja ne zyren e BE, sa here vinin audite nga Evropa, per te pare si harxhoheshin parate e tyre, kur jepej konkluzioni, vetem Ministria e Brendeshme ishte ne fund te listes. Sepse ndersa harxhohen miliona per instruktim policie me programe PAMECA, verehej se objektivat e programit nuk dilnin nga zyrat e Ministrise.
Komisariatet e qyteteve nuk kishin fare dijeni, aq me pak qe ky target te arrinte deri tek keta te dy te fotos!?

Keta do na fusin ne Evrope!?

Share: