Home KRYESORE “Rama s’ka gjetur gjë”, Berisha pyetet për pasurinë: Kam deklaruar 100 mijë€...

“Rama s’ka gjetur gjë”, Berisha pyetet për pasurinë: Kam deklaruar 100 mijë€ dhe…

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim këtë të martë me aktivistë e shoqërisë civile. Takimi u bë disa ditë përpara zhvillimit të protestës së thirrur nga PD më 7 korrik, në të cilën pritet të bashkëpunojë edhe me shoqërinë civile.

Gjatë takimit Berisha u pyet për pasuritë e tij dhe të familjes së tij.

Ai u shpreh se ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari.

Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në diktaturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari. Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës. As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë”,-tha Berisha.

Share: