Home KRYESORE NDIHMOMËNI TË QESH ! Mirëmëngjes sovranistë !

NDIHMOMËNI TË QESH ! Mirëmëngjes sovranistë !

Poezi nga Trifon Xhagjika

Nuk mundem, nuk mundem,
nuk mundem.
e pashë atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpuse një degë dafine
nga lavdia e shekujve.
atdheun e dija të rritur !
por sa i vogël qenka!
as një degë nuke e kepuste dot.
e mora për dore
ta rrit në zemrën time…
vëllezër- po e kërkuat atdheun,
e kam unë.
ndihmomeni të qesh.
ndihmomëni të gëzoj .
atdheu është lakuriq!

1963

Share: