Home Gjeo-Ekonomia Samiti i BE/Berisha për Ramën:Aventurieri refuzoi ftesën,vendimi u mor në Beograd

Samiti i BE/Berisha për Ramën:Aventurieri refuzoi ftesën,vendimi u mor në Beograd

Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një tryezë të organizuar me temë: “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se në 30 vite synimi i Shqipërisë ishte anëtarësimi në BE. Po ashtu Berisha komentoi deklaratat e Ramës se ne jemi gati po nusja nuk po vjen duke i cilësuar si banalitete absurde.

Ndërsa lidhur me statusin e djeshëm të kryeministrit në “Twitter”, i cili tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut po diskutojnë nëse do marrin pjesë në samitin e BE-së, pasi përgjigjja për hapjen e negociatave do të jetë jo më fal, Berisha tha se po rreshtohemi sërish në anën e kundërt të historisë.

“Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale me Jugosjallinë e vjetër plus Shqipërinë se Kosovën e konsideron pjesë të territorit të Serbisë. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky proces solli atë të cilën asnjë shqiptar që ëndërron, apo që sheh si të ardhmen më të mirë të vendit të tij dhe të fëmijëve të tij bë BE, nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi që një aventurier, vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzoj ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret në Beograd. Kurse ky (Rama) e thotë çfarë vendos padroni. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë”, tha Berisha.

Më tej Berisha theksoi: “nga qeveria u propagandua një Europë që ka problemet e veta të mëdha dhe i pasqyron te ne u kalua në banalitete absurde që ne jemi gati për martesë por nusja nuk na vjen. Të gjitha këto për konsum propagandistik për shoqërinë tonë. Kjo që po ndodh këto ditë është përsëritje e asaj që ndodhi në 1944 dhe 1945 në kuptim të rreshtimit. Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë. Këto vite ne përsëri po rreshtohemi në anën e kundërt të historisë. Kjo ndodhi para syve tanë. Ballkani i Hapur apo minishengen që u themelua në Novisad sipas themeluesit të saj Vuçiç 3 ditë pas Samitit se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë”./Opinin.al

Share: