Home KRYESORE Shqipëria, e shtata në botë për kanabisin!

Shqipëria, e shtata në botë për kanabisin!

Nga Bujar Leskaj

Sipas një raporti të publikuar sot nga UNODC, (zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet), Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022,.

Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej), pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Sipas raportit, Shqipëria renditet e para në rajonin e Europës Juglindore në analizën e disa treguesve për periudhën 2010–2020, të cilat sugjerojnë vendet që kanë një kultivim të konsiderueshëm të kanabisit, i cili:

(a) eksportohet ose
(b) prodhohet për kultivim të brendshëm. Pas Shqipërisë renditen Turqia, Rumania e Bullgaria.

Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heorinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Një tjetër raport, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.

Raporti në fjalë dëshmon për dështimin, pafuqinë ose përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë në këtë trafik lëndësh narkotike dhe për faktin ku trafikantët e drogës janë ata që marrin vendime për jetën e shqiptarëve.

Grupet kriminale e kanë Shqipërinë strehë të mosndëshkimit dhe fuqizimit të tyre financiar nëpërmjet pastrimit të parave duke kontrolluar qeverisjen Kontrollon qeverisjen dhe duke bërë që ky sekt në pushtet praktikisht të jetë në shërbim të tyre!

Nabis
Share: