Shtëpitë janë shkatërruar në provincën e Paktikas dhe dhjetëra njerëz besohet të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Të paktën 255 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë në Afganistanin juglindor, thanë zyrtarët.
Tërmeti goditi rreth 27 milje (44 km) nga qyteti i Khost, afër kufirit të vendit me Pakistanin dhe ishte në një thellësi prej 31.6 milje (51 km), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Agjencia shtetërore afgane e lajmeve Bakhtar raportoi se të paktën 255 njerëz janë vrarë dhe shpëtimtarët po mbërrinin në zonat e prekura me helikopter.
Drejtori i përgjithshëm i saj, Abdul Wahid Rayan, shkroi në Twitter se 90 shtëpi u shkatërruan në provincën e Paktikas dhe dhjetëra njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja.
“Një tërmet i fortë tronditi katër rrethe të provincës Paktika, duke vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë tanë dhe duke shkatërruar dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter Bilal Karimi, një zëdhënës i qeverisë talebane.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”
Tërmeti vjen në mes të një krize ekonomike dhe humanitare në Afganistan që kur talebanët morën kontrollin në gusht të vitit të kaluar dhe tërheqjen e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA pas dy dekadash lufte.
Lëkundjet u ndjenë në një distancë prej rreth 310 miljesh (500 km) nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) në një postim në Twitter./Opinion.al