Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim kapërkujtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Kim shkruan në rrjetet sociale se më 28 korrik 1922 u ndez një “pishtar” për lidhjet diplomatike mes dy vendeve.
Kryediplomatja amerikane thotë se shqiptarët e mbajtën ndezur flakën e këtij pishtari edhe gjatë ditëve të errëta të diktaturës.
Ndërsa shprehet se ky pishtar do ta ndriçojë rrugën e dy vendeve edhe për 100 vite të tjera, Kim kujton se këtë mbrëmje do t’u bashkohet festimeve në Tiranë.
“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”, thotë ambasadorja./Opinion.al