Home Gjeo-Ekonomia “30 mln euro gjobë qeverisë? Shpifje e neveritshme”/ Rama për sulmin kibernetik:...

“30 mln euro gjobë qeverisë? Shpifje e neveritshme”/ Rama për sulmin kibernetik: Nuk janë hacker-a, dyshojmë në dy shtete

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për sulmin kibernetik në sistemin online qeveritar.

Gjatë një takimi me kryetarët e rinj të degëve të PS-së, kreu i qeverisë tha se sulmi ka ardhur nga një shtet.

Pa bërë të ditur vendin, Rama tha se dyshojnë për dy shtete. Ndër të tjera, Rama tha se për të rikthyer funksionalitetin e sistemit dhe identifikimin e burimit të sulmit, po punohet me një tjetër grup jashtë Shqipërisë.

Rama: Platforma është kthyer në punë në pjesën më të madhe të shërbimeve. Pas një sulmi shumë kompleks që ne besojmë, që unë po them atë që besojnë ekspertët. Është një sulm i organizuar nga një shtet. Nuk është çështje hakerash, sado të zot. Është një shtet prapa këtij sulmi. Nuk jemi në gjendje të identifikojmë me bindje të plotë shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë.

E them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre. Nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit. Nuk rrijnë ashtu siç mendojnë qytetarët. AKSHI nuk mban të dhëna. Dokumentet janë aty, bëhet fjalë për dokumente zyrtarë. Deri më tani kjo është situata. Mos duket sikur po i shmangem kësaj gjëje. Realisht është e neveritshme të shikosh që mediat kanë arritur aty ku nuk thuhet nga pikëpamja e lëshimit të lajmeve të rreme pa lidhje. U detyrova të bëja një prononcim vetë për Top Channelin.

Është e paimagjinueshme të shpifet pa hesap, pa përgjegjësi, pa asnjë lloj logjike duke iu thënë njerëzve që është vendosur një gjobë 30 mln euiro ndaj qeverisë, që janë zhdukur të gjitha, a thua se këtu jemi përballë një bande dixhitale që vendosin gjoba. Se banda dixhitale që vendos gjoba në Shqipëri ka. Nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik të supersofistikuar që ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe kundërsulmit, NATO-n. Për të kundërsulmuar po punohetme një skuadër përtej skuadrës tonë.

Share: