Nga Çapajev Gjokutaj
81% e shqiptarëve përgjigjen se nuk shkojnë dot me pushime, qoftë edhe një javë të vetme. Shifra ka dalë nga një sondazh i Komisionit Europian mbi cilësinë e jetës.
E megjithatë qepenat e politikës po ulen. Parlamenti i mbylli dyert. Opozita i pushoi protestat dhe grumbullimet masive. Kësaj jave mbyllen edhe emisionet e fundit politike të tipit talk show. Më pak prezentë pritet të bëhen edhe qeveritarët.
Arsyeja? Do shkojnë me pushime bregdeteve, maleve, vendeve klimaterike brenda e jashtë. E meritojnë, muaj e muaj të tërë u është tharë pështyma duke qarë hallet e popullit😪
Gajret! Vetëm pak javë e gjithçka do fillojë nga e para…
Madje edhe veshëve tanë u bën mirë ky pushim. Si puna e atyre duhanxhinjve që lenë duhanin për pak kohë. Sa të pastrojmë oxhakun, thonë.
Dhe s’di të thotë i ziu njeri, cila është më e dëmshme, nikotina e duhanit apo ajo e propagandës🤡
( Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )