Home Approccio Italo Albanese Ambasadori Italian letër gazetës Dita: Turqia nuk ja ka kaluar Italisë…🇮🇹🇦🇱

Ambasadori Italian letër gazetës Dita: Turqia nuk ja ka kaluar Italisë…🇮🇹🇦🇱

🇮🇹Lettera di precisazione al Direttore del quotidiano “Dita”, Adrian Thano, in merito all’articolo “Il Commercio estero, come è cambiato con la crisi’”, apparso il 21 luglio 2022

Egregio Direttore,

la scorsa settimana, mentre leggevo l’articolo del suo giornale “Il Commercio estero, come è cambiato con la crisi?” che annunciava il sorpasso della Turchia nei confronti dell’Italia, mi è tornata in mente la famosa frase di Trilussa, un importante poeta dialettale romano di inizio ‘900 (come sa, io sono di Roma…). Trilussa una volta disse che la statistica è quella scienza per cui se io mi mangio un pollo intero e tu niente, in media ne abbiamo mangiato mezzo per ciascuno.

Scherzando, il poeta romano voleva soltanto dire che spesso ai numeri (alla “statistica”…) possiamo far dire quello che vogliamo.

Torniamo invece ai dati statistici INSTAT e cerchiamo di leggerli in maniera oggettiva. Secondo questi dati, l’Italia mantiene un chiaro primato nel commercio con l’Albania anche per i primi mesi del 2022 con un valore dell’interscambio pari al 31.4% del totale dell’interscambio albanese, in evidente crescita rispetto all’anno precedente.

A grande distanza, al secondo posto figura la Turchia con l’8.4% (un quarto dell’Italia) e in terza posizione la Grecia con il 6.8%. 

Anche nella voce citata espressamente nel suo articolo, ovvero quella legata alle importazioni albanesi, l’Italia risulta saldamente il primo Paese fornitore dell’Albania anche nel I semestre 2022 con un valore totale di 104.079 milioni di lek (circa un quarto di tutte le importazioni albanesi). In seconda posizione si trova la Turchia, con 55.044 mln di lek: quindi, la metà del valore italiano. 

Quanto al numero di imprese straniere in Albania, quelle italiane sono 2.553

(Instat_foreign_businesses).

Esse rappresentano la più alta percentuale di imprese straniere operanti nel Paese delle Aquile (42%), seguite a grande distanza da quelle del Kosovo con 389 (ovvero il 6.5%). Le imprese italiane occupano circa la metà dell’intera forza lavoro delle aziende straniere in Albania (48%) e producono il turnover più alto (21,2% del totale) rispetto alle aziende di tutti gli altri Paesi qui operanti. 

Voglio quindi rassicurare tutti gli amici albanesi e tutti i suoi lettori che l’Italia non solo non ha perso terreno, anzi ne ha guadagnato. L’Italia è sempre più radicata nel tessuto economico albanese e lo sarà sempre di più. Proprio lo scorso anno abbiamo creato un “Comitato Congiunto per gli Investimenti” a livello ministeriale che si è già riunito a Roma lo scorso anno e si riunirà nuovamente a novembre, questa volta a Tirana, con la partecipazione di decine di aziende che verranno dall’Italia per nuove opportunità di investimento.

Grazie ai lavori di questo Comitato, che è co-presieduto dal Primo Ministro Rama e dal Ministro degli Affari Esteri italiano, gli investimenti italiani stanno già aumentando.

Appena un mese fa l’azienda italiana DUFERCO ha acquistato una centrale idroelettrica albanese con un investimento netto di alcuni milioni di euro.

In conclusione, citando sempre Trilussa: “Se insisti e resisti, allora raggiungi e conquisti”.

Cordiali saluti,

Fabrizio Bucci


🇦🇱Letër drejtuar Kryeredaktorit të gazetës “Dita”, Adrian Thano, lidhur me shkrimin “Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën?”, botuar në datën 21 korrik 2022

I Nderuar Zoti Kryeredaktor,
javën e shkuar, ndërsa lexoja shkrimin e gazetës suaj “Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën?” në të cilin deklarohej se Turqia ia ka kaluar Italisë, mu kujtua shprehja e famshme e Trilussa-s, një poet i njohur popullor roman i viteve të para të ‘900 (sikundër e dini unë jam nga Roma …). Trilussa dikur ka thënë se statistika është ajo shkencë sipas së cilës nëse unë ha një pulë të tërë dhe ti asgjë, mesatarisht kemi ngrënë nga një gjysëm secili. Me shpoti, poeti roman, ka dashur vetëm të thotë se shpesh herë numrat (në “statistikë”…) mund të shprehin atë çka ne duam.

I rikthehemi ndërkaq të dhënave statistikore të INSTAT e të përpiqemi t’i lexojmë në mënyrë objektive. Sipas këtyre të dhënave, Italia vijon të ruajë vendi e parë në tregtinë me Shqipërinë edhe në muajt e parë të vitit 2022 me një vlerë të shkëmbimeve të barazvlefshme me 31.4% të vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimeve në Shqipëri, me një rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë. Me një diferencë të madhe, në vendin e dytë, renditet Turqia me 8.4% (një të katërtën e Italisë) dhe në vendin e tretë Greqia me 6.8%.

Edhe në zërat e përmendura shprehimisht në shkrimin tuaj, apo në ato që lidhen me importet shqiptare, Italia rezulton të jetë Vendi i parë furnizues i Shqipërisë edhe në gjashtëmujorin I të 2022 me një vlerë të përgjithshme prej 104.079 milion lekë (rreth një e katërta e të gjtha importeve shqiptare). Në vendin e dytë renditet Turqia, me 55.044 mln lekë: pra gjysma e vlerës italiane.

Përsa i përket numrit të sipërmarrjeve të huaja në Shqipëri, ato italiane janë 2.553 (Instat_foreign_businesses). Ato përfaqësojnë përqindjen më të lartë të sipërmarrjeve të huaja që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin e Shqiponjave (42%), të ndjekura me një diferencë të madhe nga ato të Kosovës me 389 (apo 6.5%). Sipërmarrjet italiane zënë rreth gjysmën e fuqisë punëtore të sipërmarrjeve të huaja në Shqipëri (48%) dhe realizojnë vëllimin më të lartë tregtar (21,2% të totalit) krahasuar me sipërmarrjet e Vendeve të tjera që ushtrojnë veprimtarinë këtu.

Dëshiroj, pra, të siguroj të gjithë miqtë shqiptarë dhe të gjithë lexuesit tuaj se Italia jo vetem që nuk ka humbur terren por, përkundrazi, ka fituar. Italia është gjithmonë e më shumë e rrënjosur në realitetin ekonomik shqiptar e do të vijojë të jetë gjithnjë e më shumë. Pikërisht vitin e kaluar krijuam një “Komitet të Përbashkët për Investimet” në nivel ministror, në kuadër të të cilit është realizuar një takim vitin e shkuar në Romë e do të realizohet një tjetër takim në muajin nëntor, kësaj here në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetra sipërmarrjeve që do të vijnë nga Italia për mundësi të reja investimi. Falë punimeve të këtij Komiteti, nën drejtimin e përbashkët të Kryeministrit Rama dhe të Ministrit të Jashtëm italian, investimet italiane po shënojnë rritje. Vetëm një muaj më parë shoqëria italiane DUFERCO ka blerë një hidrocentral shqiptar me një investim prej disa milion euro.

Në përfundim, duke cituar gjithmonë Trilussa-n: “nëse këmbëngul dhe reziston, atëherë ia del dhe fiton”.

Përshëndetje të përzemërta,
Fabrizio Bucci

Share: