Home KRYESORE Balluku replika Mziut: Ndoshta më do me shami të kuqe! Braçe qesh...

Balluku replika Mziut: Ndoshta më do me shami të kuqe! Braçe qesh me lotë

Replika kanë shoqëruar interpelancën e Ministres së Energjetikës Belinda Balluku në parlament, lidhur me çështjen e rrugës së Arbrit.

Në fakt, përtej argumentit të interpelancës, pjesë e debatit është bërë një koment i pamjes së ministres, nga ana e deputetit demokrat Xhelal Mziu.

“Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikohej se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Ku është kjo urë aty se unë nuk e kam parë këtë urë, në ëebin tuaj e të Kryeministrisë është kjo rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja sa ta gjej dhe atë se ka pasur paraqitje tjetër më përpara”, tha Mziu.

Duke ju përgjigjur këtij të fundit, Balluku në fakt ka shkaktuar të qeshura edhe tek deputeti socialist Braçe, i cili nuk është përmbajtur, teksa ka dëgjuar Ballukun t’i përgjigjet Mziut: “Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por e kam provuar dhe nuk më shkojnë”.

“Faktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, që nderon gjithë Dibra, Por kam dyshimet e mia që ti e njeh. Se shkon rrallë në Dibër. Nuk të presin ndaj. Edhe për qershitë që thua, e ke personale. U mendova që mos të merresha me gjobën dhe kallëzimet. Por ti e ke personale se nuk shkëputeshim dot. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por nuk më shkojnë. Qëndrojmë te teknikalietet e rrugës. E kam provuar shaminë, por nuk më shkon”, tha Balluku.

Ndërsa I drejtohet një prej deputeteve të PD në sallë, Balluku vijoi:

“ Ti që tregon diskriminim, duhet të ishte çuar dhe t’i thoje që mos të flasë kolegu dhe mos të merret me look-un e një zonje. Është turp për ju zonja që i lejoni për të disatën herë të merren me pamjet. Pamja ime është kjo që është, ama punët i bëj mirë. Ato që i keni lënë rrugëve, unë i mbyll për 12 muaj. Viti im i punës është ai që është. Ne çohemi në mëngjes, dalim votohemi. E dinë atë që të duhet të votojnë. Zoti Mziu bëri thirrje në Dibër; votoni Edi Ramën. Ju nuk shpikni dot gjë, se merrni dhe thëniet tona; rrugët po i lini rrugëve”, tha Balluku./Opinion.al

Share: