Home KRYESORE Berisha: Shqipëria ngjan si dy pika uji me Sri Lankën, qeveria vjedh...

Berisha: Shqipëria ngjan si dy pika uji me Sri Lankën, qeveria vjedh qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se situata në Shqipëri është e ngjashme me atë të Sri Lankës, ku qytetarët rrëzuan qeverinë e tyre me protesta.

Gjatë takimit me krerët e degëve të PD në Tiranë, kryedemokrati foli dhe për inceneratorët, ku tha se shteti është i përfshirë në vjedhje duke përdorur emrat e qytetarëve në skema korruptive.

“Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën ccmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë”,-tha Berisha./Opinion.al

Share: