Home Gjeo-Ekonomia Bllokimi i e-Albania/ Ministria e Financave jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset:...

Bllokimi i e-Albania/ Ministria e Financave jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset: Shtyhet…

Ministria e Financave ka shtyrë afatin e caktuar për bizneset për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Vendimi i Ministrisë ka ardhur pas bllokimit të portalit qeveritar e-Albania, gjë që krijoi probleme për këto biznese. Afati është shtyrë për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali.

“Duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”, sqaron Ministria e Financave.

Share: