Home Gjeo-Ekonomia Zëvendësoi Zef Mazin pak ditë pas hapjes së negociatave, kush është Majlinda...

Zëvendësoi Zef Mazin pak ditë pas hapjes së negociatave, kush është Majlinda Dhuka, e cila do të kryesojë bisedimet me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot shkarkimin e Zef Mazit dhe emërimin e Majlinda Dhukës në postin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian.

Firma e tij vjen vetëm pak ditë pasi BE-ja hapi negociatat me Shqiërinë dhe nisi diskutimin e 35 kapitujve.

Prej vitit 2013 kur Edi Rama u bë kryeministër, ajo punon në kryeministri dhe drejtorin departamentin për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë.

Në të njëjtën kohë prej 2 vjetësh dhe 9 muajsh ajo është lektore për menaxhimin e projekteve, menaxhimin e projekteve inxhinierike dhe menaxhimin e kontratave.

Sa i përket arsimimit ajo ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë.

foto galeri
foto galeri

360grade.al

Share: