Nga Fabrizio Bucci *
Promovimi dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës janë elementëthelbësorë në këtë moment historik tensionesh ndërkombëtare nërritje. Në të vërtetë arti përfaqëson një mjet shumë të rëndësishëm për promovimin e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, falë aftësive të tij për të krijuar platforma të përbashkëta si edhe për t’u fokusuar në atë çka i bashkon popujt dhe jo në atë çka i ndan.
Vizita në Tiranë, në datën 6 qershor të këtij viti, e Ministrit italian të Kulturës, Dario Franceschini, si edhe nënshkrimi – së bashku me homologen e tij, Elva Margariti – i Programit ekzekutiv për bashkëpunimin kulturor për vitet 2022 – 2026, çimentuan mëtej bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në fushën e kulturës. Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin mes institucioneve kulturore të të dy Vendeve në shumë sektorë(muzikë, teatër, kërcim, art pamor, kinematografi) dhe ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin jo vetëm në sektorët tradicionalë(art, muzikë dhe spektakël), po edhe në ata më novatorë (sikurse në fushën e restaurimit dhe të vlerësimit të trashëgimisëkulturore), me fokus të veçantë në edukimin e të rinjve dhe nëpërcjelljen e njohurive dhe të përvojës. Krahas marrëveshjes sëlart përmendur, Italia ka realizuar dhe po realizon një sërë nismash me karakter kulturor në të cilat janë përfshirë të gjithë aktorët e Vendit tonë si edhe ata shqiptarë.
Mjafton të përmendim edicionin e parë të Javës së Italisë (1 – 7 qershor 2022) e cila vuri edhe mëshumë në pah marrëdhëniet e ngushta mes dy Vendeve tona nëkëtë fushë, me realzimin e 53 veprimtarive kulturore në të gjithëterritorin shqiptar.
Programi ekzekutiv si edhe nismat e tjera që Italia ka ndërmarrënë Shqipëri vendosen në një kontekst në të cilin nxitja dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës janë ndër objektivat strategjikë për Italinë dhe për mbarë Evropën. Sot, më shumë se kurrë, pas një pandemie të tmerrshme dhe një lufte që po zhvillohet në dyert e Evropës, është e rëndësishme që arti, kultura, trashëgimia jonëkulturore të luajnë një rol parësor.
Në këtë kuadër, Konferenca e Ministrave të Kulturës së Mesdheut (Napoli, 16 – 17 qershor), përbën një gur kilometrik për bashkëpunimin kulturor mes Vëndeve të pellgut të Mesdheut.
Ministeriali, në të cilin pati një pjesëmarrje të gjerë me praninë e përfaqësuesve të 22 Vendeve (ndër të cilët edhe Shqipëria), tëOrganizmave të shumtë ndërkombëtarë (ndër to UNESCO, ICCROM, ICOM dhe Këshilli i Evropës) dhe të OJQ të fushës (si Antiquities Coalition, Petra National Trust, Europa Nostra, Fondazione Anna Lindh), u kryesua nga Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini, ndërsa morën fjalën edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave, Mario Draghi, si edhe Ministri i Punëve tëJashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio.
Konferenca krijoi mundësinë për t’i hapur rrugë një procesi të ri bashkëpunimi kulturor, i ashtuquajtur “Naple Process”, që do të udhëhiqet nga Italia, në një rajon strategjik për ekuilibrat globalë.
Në mbyllje të punimeve të Konferencës u miratua një Deklaratë përfundimtare e cila legjitimoi partneritetin midis Ministrave të Kulturës së pellgut të Mesdheut, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: 1. kontributi i bashkëpunimit kulturor për paqen dhe sigurinë në Rajon; 2. roli i kulturës në zhvillimin e qendrueshëm dhe në “tranzicionin e blertë”; 3. kultura si protagoniste kryesore në një botë në tranzicion.
U dakordësua, gjithashtu, edhe për përcaktimin e një strategjie tëre të Bashkimit Evropian në mbështetje të kulturës në Mesdhe, në bazë të objektivave strategjikë të Agjendës së Re Evropiane për Kulturën si edhe të Agjendës së Re për Mesdheun. Në kuadër të kësaj strategjie do të mund të përfshihen nisma të reja evropiane sikurse ato në dobi të transferimit të artistëve në rajon, Plani i veprimit në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme të veprave kulturore si edhe fuqizimi i ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Parashikohet gjithashtu edhe krijimi i një “Kryeqyteti i Kulturës së Mesdheut”, çka mund të japë ndihmesë në mikpritjen e këtyre zhvillimeve të reja duke u shkëmbyer mes brigjeve të “detit tëkulturës”.
Falë nismave të tilla diplomacia kulturore mund ta shndërrojë Mesdheun në një laborator të paqes dhe të zhvillimit, duke shfrytëzuar rëndësinë e artit dhe të veprimtarive kulturore në gjithë përfshirjen shoqërore dhe në zhvillim.
*Autori është ambasadori i Italisë në Shqipëri