Home KRYESORE Kampet verore për fëmijë domosdoshmëri për prindërit, i largon nga “kurthi” i...

Kampet verore për fëmijë domosdoshmëri për prindërit, i largon nga “kurthi” i teknologjisë

Kampet verore për fëmijë janë një domosdoshmëri për t’i aktivizuar në këto ditë pushimesh dhe për t’i larguar disi nga “kurthi” i teknologjisë.

Nëse dikur organizoheshin disa kampe sot numri i tyre është fare minimal. Vetë prinderit pohojnë rëndësinë e aktivizimit  të fëmijëve në aktivitete të ndryshme dhe për këtë kërkojnë që të ketë inciativa nga pushteti lokal.

Ndër të pakët kampe mbajtur këto ditë në Elbasan është ai i Mitropolisë , por numri i fëmijëve të regjistruar është shumë herë më i vogël se nevojat. Vetë fëmijët theksojnë se në kampin e organizuar nga kisha ortodokse ia kalojnë mjaft bukur.

Edhe pse pushteti lokal ka organizuar disa aktivitete me fëmijët ato janë të pamjaftueshme për të mbushur ditët verore, sidomos për fëmijët që vijnë nga familjet me probleme sociale e ekonomike të cilat as nuk kanë mundësi për pushime.

360grade.al

Share: