Home Gjeo-Ekonomia Kërcënimi nga Radojçiç/ Nënkryetari i kuvendit të Kosovës: Një kriminel që operon...

Kërcënimi nga Radojçiç/ Nënkryetari i kuvendit të Kosovës: Një kriminel që operon me mandatin e presidentit Vuçiç

Pak ditë më parë, Milan Radojçiç, që kërkohet nga policia, u kthye në Kosovë dhe foli për vendimin e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se terrori ndaj popullit serb po fillon.

Në një video të publikuar në rrjete sociale nga mediet serbe, ai shihej nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t’ju them, edhe të tjerëve, unë jam këtu. Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”

Sipas nënkryetarit të kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Radojçiç ka shpërndarë videon për të përcjellë një mesazh, por mesazhi i tij është totalisht i pavlerë.

“Ky personazh është një kriminel tipik, që operon nën mandatin e Vuçiçit, dhe mendoj se vizita e tij diku në majë të malit ka qenë me mandatin e Vuçiç, po ai nuk guxon që të shkelë territorin e Kosovës në mënyrë të mirëfilltë, se do të arrestohet menjëherë nga policia e Kosovës”, thotë Hoxhaj, në një intervistë në “Top Story”.

Radojçiç kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Inavnoviç. Ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar.

Top Channel

Share: