Home KRYESORE Kimete Berisha e ka me Sali Berishën por me spond?!

Kimete Berisha e ka me Sali Berishën por me spond?!

Vuajtjet e Berishës…dhe ju të tjerët! Nga Kimete Berisha

  1. Gjatë javës që shkoi m’u qërua lëkura e sandales, pasi e kisha mbathur një herë.
    E çova te këpuctari.
    A je ti…? – më pyeti.
    Kisha harruar ‘kush jam’, se, gjithmonë harroj ‘kush jam’, dhe i thashë: Po, ajo jam…me sandale të shqyera.

Pasi më tregoi se i lexon shkrimet e mia, dhe folëm për politikë, nuk pranoi ta paguaj.

(Nuk është e vërtetë që nuk lexojnë shqiptarët…në servise të automjeteve, në butiqe, në kozmetikë, te këpuctari, te rrobaqepësi, në autobus – gjej shumë lexues.

  1. Pastaj…
    Hyra në një dyqan me sende të dorës së dytë, me një çmim të lirë e gjeta një çantë të zezë,
    Chanell.
    Mirë po më ec zari.
    Edhe nëse nuk është origjinal, punë e madhe, ku e vërejnë shqiptarët.
    Kur u ktheva në shtëpi e pashë se çanta quhej Ohanell.

Ende askush nuk e ka vërejtur që është fake, ama shpirti im e di nganjëherë, ra s’ra shi, vuaj në heshtje…

  1. Një polic që e ruan parkingun e Rilindjes, kaherë m’a ka pas shtruar zullumin.
    Mua nuk më pëlqejnë policët, edhe kur janë të urtë, sepse i preferoj poetët.

Sigurisht ka lexu’ prej meje diçka kundër ‘botëkuptimeve’ të tij, dhe e shfrytëzon uniformën e shtetit tē më hakmerret.

Nga larg kur më shihte derisa e parkoja veturën, vrap pas meje me pyetjet: a ke ID, a ke leje parkimi etj., derisa qytetarë të panumërt parkoheshin pa i ndalur.

Pas disa vitesh, javën që shkoi, vendosa ta mbroj veten nga polici.

U ndala dhe në praninë e tre burrave të tjerë, i thashë:

  • Pse veç unë të pëlqej?
  • Hiç nuk po ma gjen shoqen?
  • Jam e pazëvendësueshme, apo!
  • Ti e ke me mua personale!
  • Tregomë pse!
  • Që jam femër po e po, por edhe që shkruaj.

Normal që e mohonte.
Sidomos fjala ‘personale’ e trishtoi shumë.
(ua rekomandoj, përdoreni shprehjen ‘personale’ kur u teshet shpirti – po dhezke – me kaull).

  • Tash, pas kaq vitesh që të kam duruar po të lajmëroj në polici – i thashë.

Në dorë e kisha Iphonin (ohanell 7), ‘të cilit’ nuk i punon mikrofoni, dhe nisa ta thërras policinë në ndihmë…
Por u ndala, sepse polici më kërkoi falje.
Ashtu siç e ka tepruar duke më përndjekur, njësoj e teproi duke më kërkuar falje.
Normal që e ‘fala’!

  1. Kur hyra në autobus për në Tiranë, këndonte Sabri Fejzullahu ‘Fshatarja ime’.
    Pse në autobus nuk ndodh kurrë ta dëgjosh Leonard Cohenin, për shembull, kurrë nuk ndodh muzika lirike aty.

Pse autobusi të bën të ndjehesh pjesëtare e dasmës
ose luftëtare e lirisë…se edhe në ekskurzion nxënësit kur shkojnë me autobus, këndojnë këngë për çlirimin e Kosovës.

Të isha kondukteri, do ta lëshoja BB King-un e këta këngëtarët e tjerë që e kanë zanat të kolliten duke kënduar…!

  1. Ju e dini, inati i Berishëve është i madh.
    Zemrat tona mund t’i thyej veç dashuria, e cila, për fatin tonë – ‘nuk ekziston’.

Sali Berisha e ka fatin aq të madh sa të armiqësohet me shtetet më të fuqishme në botë.

Unë dhe Amerika me Britaninë.

Sali Berishës nuk i tutët katundi i tij, por Amerika dhe Britania nuk guxojnë ta lënë brenda.

Vuçiqi ka thënë se ‘për 1 serb i vret 100 muslimanë’, ama atij (tash për tash), nuk i tutën Amerika me Britaninë, ai është i dëshiruar gjithkah, edhe në Shqipëri.

Ne nuk dimë shumë për Sali Berishën, por e dimë se për Sllobodan Millosheviçin e ka tradhtuar Bill Clintonin, gjatë embargos i ka dhënë ‘tinëz’ naftë për të vrarë boshnjakë, kroatë e shqiptarë…

Kur e ka pranuar fajin, Sali Berisha ka thënë se ‘i ka dhënë naftë Sllobodan Millosheviçit, për të mos i lënë shqiptarët pa e mbjellur tokën’.

Atëherë bukë na gatuante Nëna Terezë, tokat i kishim për varre.
Dhe shqiptarët varroseshin tinëz, natën.

Pra, Sali Berisha ka bërë gabimin më të madh që mund të bëhet, e ka ndihmuar Sllobodan Millosheviçin për të vrarë.

Të jesh i padëshiruar është sentiment simbolik, sepse të jesh kriminel dhe i lirë ky është fat i madh që ta mundëson Shqipëria që është shtet pa Drejtësi.

  1. N’këtë harxh, edhe Lulzim Basha ish dashur të shpallet i padëshiruar nga Kosova, nëse është e vërtetë se e ka humbur ‘kasetën me krimet serbe në Krushë’.

Edhe vajza e Sali Berishës për përpilimin e dosjeve të rrejshme kundër UÇK-së.

  1. (S’di a është mit që Benjamin Franklin e ka
    preferuar për simbol kombëtar gjeldetin e jo shqiponjën…)

Ilir Meta e ka ‘dridh’ Serbisë, kur e bëri simbolin e shqiponjës para KFOR-it e Vjosa Osmanit, midis Prishtinës, anipse edhe Serbia e ka shqiponjën e bardhë simbol shtetëror.

Bëj si thiu – të shkon më shumë.
Edhe ashtu thiu është më inteligjenti ndër shokë.

Ilir Meta dhe Vjosa Osmanin, funksionojnë shkëlqyeshëm veç kur janë ndaras,
bashkë duken qesharakë, sepse asocojnë në ‘sekretet’ e dietës.

  1. Askush nuk e përgëzoi Edi Ramën për Rezolutën kundër Raportit të Dick Martyt. As Serbia nuk u zemërua nga Edi Ram-.
    Pse vallë kur bën vepra të mëdha nuk ta pranojnë shqiptarët!

Edi Rama as nuk të gëzon më, as nuk të hidhëron. Ku me ditë pse!

Ky mund ta bëj edhe një rezolutë kundër Luftës së Dytë Botërore. Nuk është edhe aq vonë.

  1. Për fund, u zbulua agjenda e Besnik Bislimit në bisedime me Serbinë.
  2. Hyrje në…kafe.
  3. Bisedë e lirë.
    Flitet për tema të lehta, si ëndrrat, bota tjetër, mallëngjimi, nana, baba, fëmijët, moti, etj.
  4. Hyrje e kujdeshme në temë.
    Besnik Bislimi thotë: Serbët e nderuar është mirë që rrymën e Kosovës t’ia paguajnë Serbisë.

Veç derisa të kalon kriza se prap do t’ua mundësojmë rrymën falas.

(Serbia është në përparësi, sepse Besnik Bislimi është gjithmonë i përgjumur, e një person i tillë nuk ka përqëndrim, nuk është i kthjellët…
sepse kur e merr njeriun gjumi, e lë krejt pasurinë personale dhe fle).

  1. Dreka.
    Moda më e re shqiptare: Salmon në furrë apo qofte me salmon!
  2. Kotje. Dremitje e shkurtër në karrigë. Shpirje e këmbëve.
  3. Zgjimi.
    ‘Mbrëmë kam parë ëndërr që ti më nuk je, dhe se si unë jam shtrirë në çarçafin prej bore….
    ëndërr e shëmtuar’.
  4. Besnik Bislimi:
    Serbët e nderuar do të ishte mirë t’ia paguajnë Serbisë shpenzimin e rrymës së Kosovës.
  5. Heshtje serbe.
  6. Fund.

P.S. Kur të thotë ‘të dua shumë’
Dije se t’ka vërë në gjumë.
(popullore)

Share: