Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier”
E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.
Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.https://962e457af0d7399721468dacc46832b8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, mirëpo përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se deklaratat e Orbanit “nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”.
Pas komenteve të Orbanit edhe Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, ka dhënë dorëheqje dhe e ka përshkruar fjalimin si “tekst të pastër nazist”.
Qëndrimet e Orbanit kundër migrimit tashmë janë të ditura, mirëpo për Hegedus fjalimi i së shtunës e ka kaluar kufirin.
Komiteti Ndërkombëtar i Auschëitzit për të mbijetuarit e Holokaustit, e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.
Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar komentet.
Top Channel