Home KRYESORE “Kush vjedh, në burg”,Berisha: Ja ligji që do miratojë kur të vijë...

“Kush vjedh, në burg”,Berisha: Ja ligji që do miratojë kur të vijë PD në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët ka premtuar që kur partia e tij të vij në pushtet, një ndër ligjet e para që do të miratojë është përjashtimi i kreut të qeverisë dhe ministrave nga parashkrimi i veprave penale.

Berisha u shpreh se kushdo që vjedh, duhet të shkojë në burg.

“Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kush vjedh, duhet të shkojë në burg. Një nga ligjet që do vendoset është pikërisht ky. Heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat”-u shpreh Berisha./Opinion.al

Share: