Home Gjeo-Ekonomia Lukashenko: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

Lukashenko: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij qëndron plotësisht pas Rusisë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë dhe të dy vendet do të “mbesin së bashku”.

Duke iu drejtuar një ceremonie që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ai kishte hedhur peshën e tij pas fushatës së Vladimir Putin kundër Ukrainës “që nga dita e parë”.

“Sot, ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju e dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore”,-u shpreh ai.

Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar z. Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet të ruajë “sovranitetin”./Opinion.al

Share: