Home Gjeo-Ekonomia Macron-it i “plas skandali”, The Guardian: Marrëveshje e fshehtë në kurriz të...

Macron-it i “plas skandali”, The Guardian: Marrëveshje e fshehtë në kurriz të francezëve!

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti zhvillimin ekonomik të kompanisë amerikane Uber në Francë dhe nënshkroi një “marrëveshje” të fshehtë me të në kohën kur ishte ministër i ekonomisë në vitet 2014-2016.

Këtë fakt e ka nxjerrë në dritë një investigim ndërkombëtar mediatik, i pagëzuar si “Dosjet Uber” . Hetimi bazohet në 124,000 dokumente të brendshme konfidenciale të kompanisë, mbi të cilat ka hedhur dritë gazeta prestigjoze britanike The Guardian.

Dyzet gazeta të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë francezen Le Monde dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), gjithashtu morën pjesë në analizën e dokumenteve. Hulumtimet treguan se Macron arriti një ujdi sekrete me Uberin për ta “bërë Francën të punojë për të, në mënyra që Uberi të punojë brenda Francës dhe për Francën”, një shkëmbim i thjeshtë, thotë Le Monde, që thekson se Macron e bëri këtë lëvizje në kohën kur tensionet mes taksistëve dhe kompanive të ndarjes së udhëtimit ishin në nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë.

Macron premtoi “një thjeshtim drastik të kërkesave ligjore” për të marrë një licencë për ndarjen e udhëtimit pas vendimit të gjykatave franceze për të cilësuar UberPop, një nga markat europiane të kompanisë së transportit, si të paligjshme në 2015 pasi ligjvënësit miratuan të ashtuquajturin Ligji për Taksitë. Macron pretendohet se shkoi aq larg sa pas miratimit te këtij ligji pothuajse i kërkoi falje Uber-it, , e cila pritej të “turbullonte” tregun tradicional të taksive.

Verifkimet tregojnë se Macron zhvilloi disa takime me drejtuesit e Uber-it, të cilat nuk i ka bërë publike. Deputetë të opozitës, nga e majta dhe e djathta ekstreme, e sulmuan presidentin, duke e cilësuar si një “lobist në shërbim të interesave të huaja ekonomike private” e sugjeruan zhvillimin e një hetimi parlamentar, që mund ta vendosë në pozita aspak të rehatshme liderin 44-vjeçar, i cili humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Top Channel

Share: