Home KRYESORE Ndoka në Pa Filtra: Edi Ramës i mbaroi qetësia që kishte me...

Ndoka në Pa Filtra: Edi Ramës i mbaroi qetësia që kishte me Bashën! Do ketë kokëçarje të madhe me Berishën dhe Metën

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion tha se deputetët demokratë që bajkotuan betimin e presidentit Bajram Bega kanë kryer veprimin e duhur politik dhe se ata që morën pjesë vazhdojnë të ndjekin linjën e Lulzim Bashës në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Ndokës, Rama e ka caktuar Bajram Began si president pa nisur negociatat fiktive me opozitën dhe në bashkëpunim me deputetët e Bashës, por tashmë Rama duhet ti bëjë llogaritë me dy politikanë të fuqishëm siç janë Sali Berisha dhe Ilir Meta!

Ndoka shtoi se me Lulzim Bashën e kishte edhe personale sepse ndaj tij ka qenë gjithmonë bashkëpunues dhe se, Basha e kishte prerë në besë Partinë Demokristiane duke e nxjerr jashtë parlamentit e duke mos i lënë kohë të reagonte!

Ndoka tha se partia demokristiane është në aleancë me grupin e rithemelimit të PD sepse nuk mund të ishin me bashkëpunëtorë të qeverisë më të korruptuar në rajon!

Kryetari i Demokristianëve tha se Sali Berisha do ja dalë mbarë edhe sfidës me “non gratta” me SHBA dhe Britaninë e Madhe, sepse sipas Ndokës, deri tani nuk është demostruar asnjë fakt kundër Berishës!

Ndoka shtoi se në provën e parë me votën në zgjedhjet e ardhshme lokale Edi Rama do përballet me një opozitë të vërtetë dhe do i humbë zgjedhet duke filluar rënien e tij fatale nga pushteti!

Share: