Home KRYESORE Ne jemi të gjithë spiunë dhe ja pse! Kimete Berisha

Ne jemi të gjithë spiunë dhe ja pse! Kimete Berisha

Krejt janë spiunë!

Një natë, para 12-ve, hipa në shkallë për t’i pastruar dritaret.
Një burrë desh u bë kërrsh duke u munduar të më fotografojë.
Por, shpirtin e mirë, më ndihmoi Zoti – zbrita shpejt nga shkallët dhe prita derisa spiuni të lodhet e të largohet.

  • I dashuri ta spiunon telefonin (ta lyp paswordin – nuk bën pa ia jep se tranohet).
  • Gruaja nuk guxon hapur, veç tinëz e ka ëndërr me ja nxjerr zorrët telefonit tënd.

Nëse nuk gjen material të dyshimtë në mobilin tënd, deri në dyshimin e radhës e mban sevdaja se ti je i pastër, pavarësisht se tradhtari profesionist i fshin mesazhet n’sekond’.

E nëse gruaja gjen material të dyshimtë, burri (shqiptar) i përforcon pozicionet te gruaja. Paradoksale, sa të duash.

  • Që nga lashtësia, ti e merr gotën, e mbështet në mur dhe e vë veshin në të sa herë je kureshtar ta deshifrosh bisedën e komshiut.

Shikon nga perdja çka po ndodh!

E pashë n’filan vend;
e pashë duke hyrë në taksi;
e pashë duke dalë nga një shtëpi e kuqe;
kish qenë vet e dyta;
kish qenë vetëm;
Ka fol për ty zi e terr.
Dikush më ka thënë se nuk del pa allti.
Dhe, e vjedh rrymën.

ish mbërrol, nuk ish mirë;
diçka, një vurmak e ka;
E pashë me një çantë të zezë;
ecte malit me një shtagë;
erdh në punë me flokë të lagura.

Tha për ty që je idiot.

Spiunazhi ndër-familjar është edhe më shumë i zhvilluar:
U kthy para sabahut ;
e ka prish televizorin;
e ka përgatit drekën pa i la duart;
Ia hallakata xhepat, ia gjeta një cigare n’xhep.

Në arsim dhe shëndetësi vlojnë spiunët:
u vonua në punë;
nuk i kish rruar këmbët;
e kish harru hekurin në rrymë;
po e tradhtojke burri;
allah allah,
ruaju prej tij se -nuk beson në Zot;

po rren se nuk agjëron – e kam parë duke pi ujë tinëz në nevojtore;
i dëgjova duke pëshpëritur;
diçka po kurdisin;
i pashë duke u puthur, ata mua s’më panë.

Këta quhen spiunë vullnetarë, të cilët spiunojnë për qejf, aq shumë u pëlqen të spiunojnë sa që e bëjnë falas.

Pastaj, ka spiunë të konvertuar: ata janë këta të PDK-së të cilët për ta ruajtur punën në qeveri i shfrytëzon qeveria e Albin Kurtit për t’i tradhtuar shokët e tyre. Spiunët e konvertuar janë shumë të poshtër.

Sun Tzu i quante spiunë të vdekur, ata të cilët çojnë lajme fallse te spiunët e armikut.
Dhe, spiunë të gjallë ose të mbijetesës janë ata që sjellin lajme nga kampi i armikut.

E Ilir Meta është spiun i mençur, që spiunazhin nuk e ka pasur hobi – si populli (që spiunon vullnetarisht), por e ka pasur profesion, ka jetuar duke i spiunuar shokët.

P.S. E në fund, kush fiton?
Askush nuk fiton.
Veç mashtruesi humb.

Share: