Home Gjeo-Ekonomia Në plazhe mungojnë rojet/ Janë dhënë 2900 leje por ka vetëm 1200...

Në plazhe mungojnë rojet/ Janë dhënë 2900 leje por ka vetëm 1200 vrojtues të licensuar

Problematikat e sigurisë së pushuesve në plazhe dalin përmbi ujë sidomos pas rasteve të mbytjeve.

Edhe pse është detyrim ligjor që në pikat e vrojtimit të qëndrojnë vrojtuesit e plazhit të punësuara nga subjektet private, kjo jo gjithmonë zbatohet.

Aktualisht kemi 1200 vrojtues të licensuar, në të gjithë Shqipërinë janë 2900 stacione plazhi që duhet të mbulohen plotësisht me vrojtues, por mbulohet më pak se gjysma. Një nga problematikat kryesore pse pikat e vrojtimit nuk kanë vrojtues plazhi është sepse instancat shtetërore janë në shkelje të ligjit. Është agjencia kombëtare e bregdetit qe jep leje për të hapur plazhe pa vrojtues edhe është përgjegjësi e saj”, shprehet Robert Necaj- zv.president ‘Federata Shqiptare vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë’.

Sipas rregullores së veprimtarisë së stacioneve të plazhit të miratuar me vendim të këshillit të ministrave duhet të zgjidhet menjëherë kontrata kur vërehet mungesa e shërbimit nga rojet bregdetare.

Pas një vëzhgimi të thjeshtë të Top Channel në sektorin Rinia në Durrës rezulton se kryesisht pikat e vrojtimit janë ose të braktisura, ose në to qëndrojnë punonjës pa uniformë. Edhe në rastet kur është punësuar vrojtuesi i plazhit, ai nuk ka vetëm atë detyrë, por shfrytëzohet edhe për punë të tjera, janë këto ankesa që I mbërrijnë Federatës shqiptare për vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë.

Robert Necaj:  Vrojtuesi i plazhit ka detyre vrojtim-shpëtim, s’duhet të përzihet me punë të tjera. Duhet të jetë gjithmonë prezent me uniformën e autorizuar nga Federata. Kur ka punonjës të tjerë të pika e vrojtimit ka dy herë shkelje e para nuk kanë vrojtues e dyta vënë dikë që është i paaftë për këtë proces sepse ai nuk është i trajnuar për të shpëtuar jetë.

Nga ana tjetër, pushuesit shqetësohen se hapësirat publike bregdetare jo vetëm zaptohen nga subjektet private, por ata përballen me rritjen e çmimeve dhe kushtet në plazhe që nuk ndryshojnë.

“Ndihemi të pasigurt, tregohemi vetë të kujdesshëm.”

“ Duhet të ketë vrojtues plazhi sepse ka shumë njerëz, duhet të ndihen të qetë që s’ka për tju ndodhur gjë. Edhe pse deti këtu është i cekët por sidoqoftë vrojtuesit duhet të jenë prezent”, shprehen turistët.

Robert Necaj: Këto stacione plazhi pa vrojtues bojkotojini! Primare është jeta juaj, pastaj qejfi dhe luksi.

Top Channel

Share: