Vala është e Albinit! Nga Kimete Berisha
Kryeministri i priti mërgimtarët në aeroport.
Është foklorist se ashtu duan shqiponjat,
por në të njëjtën kohë është edhe tregtar i numrave Vala – edhe tregtar i ndjenjave.
Kur ishim fëmijë vraponim kur e dëgjonim zhurmën e aeroplanit, me shpresën se na gjuan bombone nga qielli.
Kryeministri i sheh mërgimtarët si bombone, në raste të rralla (nëse sillen mirë), i sheh edhe zhele-bombone.
Pa asnjë kompleks, në aeroport, sillej si agjent i shitjes së numrave të Valës.
Pak edhe si pronar.
Me profesionalizēm dhe precizitet i njoftoi mërgimtarët se në Kosovë ekziston mundësia që ta thërrasin njëri-tjetrin në telefon.
Mund të flisni sa të doni – tha,
por para se ta filloni bisedën – duhet ta paguani Valën, pastaj bisedoni falas me kë të doni,
pa u frikësuar se ua ndërpren kush bisedën.
Ka Valë të mjaftueshme për të gjithë.
E lavdoi shumë Valën – tha është shumë e mirë – blejeni.
Mërgimtarët e shfrytëzuan rastin të fotografohen me kryeministrin, pastaj për hatër të tij bën sikur u çuditën që në Kosovë paska mundësi të bisedosh në telefon me kë të duash dhe sa të duash.
Anipse numrat e Valës i kishin në xhep, e blen edhe nga një numër të ri, sepse kryeministri e përshkruante Valën si të ishte bijë e fisit.
Oferta nga goja e tij tingëllonte sikur bashkë me numrin e Valës të vjen në pako edhe një bashkëvuajtës që ta heq mërzinë me muhabet, 1 muaj gjatë qëndrimit në Kosovë,
e pastaj të pret me besnikëri 11 muaj derisa ti të kthehesh nga kurbeti.
Kryeministri nuk hyri andej se temë e rëndë:
Nuk tregoi arsyen se pse ç’prej se bisedat janë falas, nuk bisedon më askush me askënd!
Dada e pyeti: E, ai Ylberi i Dadës, a thu m’ka harru, se nuk po më përgjigjet ma në telefon!
Kryeministri ia ktheu shkurt: Po, Dadë me përgjegjësi të plotë të them se ‘t’ka harru’!
Por ti bleje numrin e Valës – mos e humb mundësinë me gjet dikë që nuk t’harron!
Talati që sapo ishte ndarë nga Fitnetja, kaloi kah numrat e Valës duke kënduar:
Mos më shkru’j ma letër,
mos m’thirr n’telefon,
mos më thirr n’takime –
se tash është shumë vonë.
P.S. Prej 21 shtatori kryeministri u vjen te shpija pas 12-ve m’u siguru që jeni m’lu…