Janë zbardhur detaje nga konflikti i sotëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.
Sipas “BalkanWeb”, sherri ka nisur për shkaqe banale mes dy pronarëve të plazhit. Mësohet njëri prej tyre i është drejtuarit tjetrit me fjalët “pse më shikon”.
Kaq ka mjaftuar që njëri prej tyre të nxjerr armën dhe të qëllojë në ajër duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe turistët.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit, i cili është identifikuar./Opinion.al