Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka pasur përfaqësues të opozitës në konferencësn ndërqeveritare në Bruksel, pasi opozita “nuk e di kush është kush”, dhe ky problem nuk munt të çohej në selinë e BE.
“Në një format të caktuar nga Komisioni për të gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë,. mund të kishim kërkuar një ndryshim për të sjellë përfaqësues nga ana a opozitës por kemi një problem, nuk dimë kush është në anën e opozitës”, tha kreu i qeverisë gjatë konferencë së përbashkët me Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.
360grade.al