Home KRYESORE Tabaku: Vajzat e mia erdhën te puna e mamit, gjuha e Ramës...

Tabaku: Vajzat e mia erdhën te puna e mamit, gjuha e Ramës më bindi se…

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit tregoi se bashkë me fëmijët e tjerë që erdhën në sallë ishin edhe dy vajzat e saj binjake.

Ajo tha se ishte e emocionuar se vajzat kishin ardhur për të vizituar punën e mamin, ndërsa Tabaku u shpreh se sot u bind se brezi i ri s’duhet të merret me politikë, pas fjalëve të kryeministrit Rama.

Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën”,-tha Tabaku./Opinion.al

Share: