Home KRYESORE Të dënuar me mbi 88 vite burg, Anglia deporton 26 shqiptarë në...

Të dënuar me mbi 88 vite burg, Anglia deporton 26 shqiptarë në vendin tonë

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka informuar se gjatë kësaj jave janë deportuar drejt Shqipërisë 26 shtetas.

Mësohet se mes 26 shtetasve shqiptarë kishte edhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët në total ishin dënuar me mbi 88 vite burg.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë 26 personat janë nisur me avion drejt Shqipërisë.

Tre prej të deportuarve ishin futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa mes tyre ishte edhe një person i dënuar me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Një tjetër ishte i dënuar me 4 vite burg për pengmarrje, ndërsa një person tjetër ishte i dënuar me 5 vite burg për përdorimin e një arme pa leje.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për vepra të tmerrshme penale, që shkatërrojnë jetët e familjeve dhe komuniteteve tona. Ata kanë shkelur ligjet tona dhe publiku britanik nuk duhet të ketë dyshime se ne nuk do t’i lejojmë që të qëndrojnë në vendin tonë”,-tha ministrja e Brendshme Priti Patel.

Share: