Home KRYESORE E diel përvëluese, parashikimi i motit për sot

E diel përvëluese, parashikimi i motit për sot

Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, duke sjell mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C. Elbasani do të shënojë vlerën më të lartë, ndërkohë që verilindja e vendit mbetet më e freskët.

Deri në mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë. Më pas, pritet të ketë vranësira të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

Share: