Nga Anila Hoxha
Heret ne mengjes dola per te pire nje kafe me veten. Sa hyra ne lokal, dy gjera me bene pershtypje tek nje djale i ri .
Sic duket sapo kishte hapur lokalin dhe nga brenda banakut po lexonte ne kembe .
Fantastike.
E dyta po lexonte nje liber me germa kapitale “ Si te behesh milioner”. Ju afrova dhe e pyeta: – cthote libri deri tani?
Po ja – tha – me e rendesishmja eshte që duhet ta besosh se behesh milioner. Po pastaj – e ngas biseden me te. Kaq eshte e gjitha – thote me garanci
E ke ndare mendjen shtova – do behesh milioner? Ka ndonje rresht deri tani ne liber per trafikantet e droges, politikanet, ministrat , ish ministrat ? Hajdutet?
Jo jo – nxiton tme korrigjoje- libri shkruan se duhet te sillesh si milioner qe universi te te sherbeje per kete qellim.
Filloj ta pyes per moshen. Eshte lindur ne 1992 ne Arren te Kukesit. Ka punuar që femije dhe madje e la shkollen per te ndihmuar familjen me nje rroge shtese. Kapi punen ne banak dhe prej aty u ka sherbyer gjithfaresoj klientesh
Autori ka te drejte- kembengul ai. Duhet ndare mendja si fillim.
Por ai se ka ndare mendjen sepse i verej skrupujt që i ruan ende. Ka rregulluar banakun. Kujdeset që ta sjelle kafen te sistemuar dhe pa hile dhe po, ai u qesh njelloj edhe kamarieres, edhe pronarit edhe pastrueses.