Atentat! Nga Urime Straka
U vrane 3 te rinj sot.
U vrane 3 bij nenash.
Ndoshta dhe 3 baballare femijesh.
Qeruan hesapet. I lane haqet.
I mbrojten leket e piseta deri ngryke.
Te tre me te shkuar kriminale. K’ta tjeret definitivisht me te ardhme kriminale.
Shqiperia e diteve te sotme. Rinia e diteve te sotme.
Barbari.
Flake.
Kallashnikov.
Panik.
Aksion.
Horrorr.
Dhe nena qe vajtojne.
Ato nena qe gezuan qe sollen ne jete djem. Pasurine e shpirtit. Trashegimtarin e shpise.
Trashegimtaret e mbiemrit.
Sherrin e gjithe jetes. Mjerimin e jetes. Injorancen e kombit.
U qane se po te lindnin femra do ju njollosnin ftyren. Po qe linden djem e ju dogjen shpirtin?
Te pakten femra gjithcka ben e ben per fytyren e vet. E djemte jane mallkimi i vazhdueshem i prinderve.
Drogaxhinj, tipat qe vriten per nje fjale goje, per dy para te qelbura. Qe therren si berrat, qe behen kurban e bejne kurban femijet e tyre.
Lajre hesapesh. Traplleqe.
I vrane me bindjen se mbyllen hesapet e parave te piseta, e dekoruan veten perjetesisht si kriminelë te pandreqshem, gjakftohte e gjakpires.
Sigurisht, nisur nga funksioni i “drejtesise” se padrejte te ligjit ata ndoshta s’do bejne burg. S’do marrin denim. Do paguajne, do jene serish te lire. Do enden mbi toke si gjithe te tjeret. Po femijet e tyre, ne cilat gjurme do ecin valle?
Shembullin e kujt do ndjekin? Si do krenohen valle tek shoqeria? Une jam i biri i nje krimineli barbar qe shfarrosi me kallashnikov 3 te rinj?
Une jam i biri i nje hajduti? Drogaxhiu? Vrasesi?
Apo femija i nje “trimi” bishtperdredhur qe per hesape droge ekzekutoi 3 persona? Cilen cilesi te te atit do permendi femija neser?
Mendoni dot per te ardhmen?
Mendoni se cfare do behen keta femije te ne te ardhmen?
Vrases?
Zot mbaje doren mbi budallallekun e pabrire qe ke leshuar mbi njerezit.
Zot ndali perversitetet. Zot jep drite mbi te ardhmen e ketij njerezimi.
Dhe boll u hapet bythesh per punen tuaj te droges. Se koken tuaj po hani.