Pjesa e parë e ditës së sotme do të dominohet nga orët e shumta me diell në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.