Home KRYESORE “Zgjat 2-3 ditë, duket si rrufë”, Brataj: Nënvarianti i ri i Omicron...

“Zgjat 2-3 ditë, duket si rrufë”, Brataj: Nënvarianti i ri i Omicron në Shqipëri

Ndonëse jo zyrtarisht, Skënder Brataj thotë se nënvarianti BA.5 ka mbërritur në vendin tonë. Në një lidhje direkte në Klan News, kreu i Urgjencës Kombëtare shprehet se prezenca e këtij nënvarianti të Omicron do të shpjegonte edhe rritjen e shifrave të të infektuarve me ritmet e ditëve të fundit.

“Zyrtarisht nuk ka konfirmim sepse sigurisht që mostrat do të merren nga personat që janë infektuar dhe duhet të vijmë para virusit që ta vërtetojmë. Ne si klinicistë, si mjekë, e dimë shumë mirë që pavarësisht mostrës, sëmundja duket. Unë mendoj për faktin që sa shpejt po përhapet, që është e njëjtë me atë të Afrikës së Jugut. Unë mendoj që është prezent nënvarianti i ri sepse e kemi në të gjithë vendet rreth e rrotull dhe sigurisht që nuk mund të jemi të përjashtuar nga kjo. Fakti që nga ana zyrtare duhet të vërtetohet është thjeshtë një statistikë. Nuk ka rëndësi për sëmundjen dhe për ecurinë e pandemisë në këtë moment”,-tha ai.

Brataj tregon edhe simptomat e këtij nënvarianti, që për ekspertët nuk konsiderohet agresiv.

“Si në kohëzgjatje, është 2-3 ditë, maksimumi 4 ditë nëse kapin format e lehta dhe të mesme. Është përqendrimi që janë rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Qëndron në rrugët e sipërme të frymëmarrjes pa dëmtuar mushkëritë, mund të shoqërohet me dëmtimin e aparatit tretës, në formën e dizanterisë dhe diarresë, në formën e rrufës. Më shumë duket si një rrufë se një virus tipik i koronavirusit. Mund të ketë edhe temperaturë, që zgjat 1-2 ditë. Fakti tjetër pozitiv, për t’u negativizuar nuk e kalon javën, aty tek 7-8 ditë. E vetmja gjë e këtyre nënvarianteve është fakti që e anashkalojnë disi imunitetin e krijuar deri më tani, jo vetëm të vaksinave, por edhe atë natyral”,-u shpreh Brataj./tvklan.al

Share: