Polici Arjan Tase përplasi për vdekje të miturën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë ndërsa po drejtonte gomonen, duke tronditur të gjithë shqiptarët.
Familjarët dhe pushuesit kanë përjetuar tmerr në ato momente, ndërsa autori është parë i qetë sipër gomones. Pushuesit janë përplasur, ndërsa autori Tase dëgjohet të thotë që e bëri ai, por nuk donte.
Ulërima dhe të qara dëgjohen nga vendngjarja, ndërsa qytetarët i kundërvihen autorit.https://e3cef9f017de6e753e56730fe2eca632.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Qytetarja: Çfarë ke bërë?
Qytetari: Kërcënoji kërcënoji ata që u vrave fëmijët se plumbin do të hash.
Qytetarja: A ke fëmijë ti, si qen kanë për ta vrarë kosovarët.
Qytetari: Ke dhe gojë dhe flet.
Qytetari tjetër: Kush e vrau këtë fëmijë?
Qytetari: Ai mo ai.
Arjan Tase: Jam unë mo Tani, po qetësohu, nuk doja mo.
Qytetari: Çfarë nuk doni more, ku e keni mendjen.
Qytetari: Vrijeni se bën trimin akoma, shikoje çik monstrën që bën trimin.
Si ndodhi ngjarja?
Kujtojmë se e mitura ishte duke u larë në breg me babanë e saj, kur Tase kishte ndaluar në breg për të marrë familjen e tij. Në atë moment ai humb kontrollin dhe helikat e gomones përplasin të miturën duke e lënë të vdekur në vend.
Drejtuesi i gomones, Arjan Tase ishte shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan i cili gjithashtu ndodhej me pushime me familjen.
Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, u përjashtua nga radhët e policisë autori Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.
Qytetarët dhe politika shqiptare reagoi në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku bregdeti shqiptar u kthye në skenë krimi horror.
Arjan Tase, i cili përplasi me gomone duke lënë të vdekur në vend një 7-vjeçare këtë të martë në plazhin e Potamit në Himarë ka qenë më parë shef Komisariati në Himarë.
Në vitin 2020 është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin në Elbasan. Tase rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë. Por, pavarësisht kësaj ai është rikthyer sërish në detyrë në Policinë e Shtetit.
Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës është akuzuar për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.
Në dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjëve kanabis në Vlorë.
Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës më 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.https://www.youtube.com/embed/LHGAC8GabEo
Kujtojmë se vendi ynë po përballet prej javësh me aksidente me mjete lundruese në bregdet.
Një 40-vjeçar përplasi gomone një 7 vjeçar në plazhin e Jonufrës në Vlorë Pasi u arrestua, ai u la i lirë këtë të premte. Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Vlorë, vendosi masën “Detyrim paraqitje” ndaj Andis Korreshit.
Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg, ndërsa 40-vjeçari nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, duke lënë të plagosur fëmijën.
Ndërsa më 17 korrik, Gjergji Priftuli humbi kontrollin e gomones duke plagosur dy pushues në Jal.
Dëshmitarët thanë se 37-vjeçari po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit.
Pamjet kur mjeti lundrues godet çiftin e pushuesve shqiptarë 31 dhe 25 vjeç të cilët mbetën të lënduar u siguruan nga Top Channel. Ata u transportuan në Tiranë në spitalin e Traumës me helikopter. Djali u dëmtua në brinjë dhe në fytyrë ndërsa vajza u lëndua në disa pjesë të trupit.