Home KRYESORE Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë !

Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë !

Nga Irena Beqiraj

Për një njeri që noton 2 km cdo ditë si unë, skafet motorrët e ujit janë bërë jo vetëm të padurueshëm por edhe të frikshëm .

Jo vetëm që nuk dinë ti përdorin , por e kanë kaq të vështirë të mbajnë distancat nga zona e rrethuar , madje aty bëjnë spektakël manovrash, sa të bejnë të mendosh se kutinë midis dy vesheve e kanë krejt bosh . As shohin, as mendojnë, për të dëgjuar jo e jo .

Liria e tyre për të lëvizur të motorizuar në ujë, duhet të marrë fund për sa kohe nuk e kemi kulturën e respektimit të lirisë së të tjetrit !

I NDALONI NJE HERE E MIRE !

Foto flet vet !! Pasi i ka vrarë fëmijen ngre edhe duart drejt babait!

E DASHUR MINISTRE E TURIZMIT ! Me plehra jemi mësuar , cdo vit e pastrojmë vetë plazhin , mos hajde e mos u lodh të heqesh asnjë qese ! Por këtij tipit edhe shokëve të tij që jo fare cuditërisht kanë të gjithë këtë tipologji e fizionomi, nuk ua dalim dot , aq me tepër kur janë edhe pjesë e policisë “që duam “

Bashkë me kolegë e me shefin , dil e na i pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy kembë !

Share: