Boris Johnson u ka kërkuar liderëve botërorë që të mos lejojnë Vladimir Putin të përsërisë të njëjtën skenar siç bëri me aneksimin e Krimesë ta bëjë edhe në pjesë të tjera të Ukrainës.
“Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me mbështetje ushtarake, humanitare, ekonomike dhe diplomatike derisa Rusia t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme dhe të tërheqë forcat e saj nga e gjithë Ukraina”, tha Johnson në fjalimin e tij në samitin ndërkombëtar të Platformës së Krimesë.
360grade.al