Home Gjeo-Ekonomia Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku, ekspozita me fotografitë e ngjarjeve të vitit...

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku, ekspozita me fotografitë e ngjarjeve të vitit 1877-1878

Në Prishtinë është hapur një ekspozitë për 144 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku në Serbi.

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë ekspozuar 144 fotografi nga historia e popullit shqiptar gjatë viteve 1877-1878.

Kryetari i kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve të Muhaxhirë Mbarëkombëtarë, Asllan Qyqalla tregon për KosovaPress se për të arritur deri këtu kanë kaluar nëpër disa sfida, ku njëra ndër to ishte grumbullimi i fakteve.

“Ne jemi shoqatë, nuk jemi institucion e as nuk jemi asociacion. Andaj, ne si shoqatë shqiptare e muhaxhirëve mbarëkombëtarë i kemi diku 14 milionë persona në të gjitha trojet shqiptare edhe në gjitha vendet shqiptare kërkojmë të drejtën tonë, e drejta jonë është në bazë të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në pikën 3 të nenit 4, ku thuhet që kanë të drejtë kjo popullatë të kthehen në trojet e tyre, por kanë të drejtë edhe në kompensimin e trojeve të tyre. Andaj ne kemi pasur shumë vështirësi. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë rreth grumbullimit të fakteve”, tha Asllan Qyqalla, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve Muhaxhirë Mbarëkombëtarë.

Sipas Qyqallës fotoekspozita ka zgjuar kureshtjen e të huajve dhe të diasporës, por që, siç thotë ai nuk mori vëmendjen e duhur institucionale.

Ai bën thirrje për hapjen e një zyre në institucionet qeveritare për ruajtjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pasi siç thotë ai edhe sot ka muhaxhirë.

Top Channel

Share: