Home KRYESORE Emri/ Dyshohet se u shoqërua me të shumëkërkuarin, arrestohet agjenti i Forcave...

Emri/ Dyshohet se u shoqërua me të shumëkërkuarin, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën arrest me burg për oficerin Jeton Lami punonjës në policinë e shtetit, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel, se dyshohet se ky oficer policie është shoqëruar me Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Jeton Lami, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale nëDrejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar menjëherë pas dhënies së masës së sigurimit.

Ndërkohë burimet e gazetares Anila Hoxha bëjnë me dije për Top Channel se një tjetër oficer i Reneas është transferuar me detyrë në një komisariat periferik. Ekziston dyshimi, pohuan burimet se oficeri ishte shoqërues i shtetasit Endit Dokle. Edhe ky efektiv dyshohet se është  një person me ngarkesë kriminale, por meqënëse janë vetëm informacione operative dhe ende s’ka prova për specialin, ai thjesht është transferuar nga Renea në një komisariat tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ndalimi i tij u bë pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Ne respekt te ruajtjes se sekretit hetimor mund te beben publike detaje te tjera.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Top Channel

Share: