Home I pakategorizuar I kërkuan ndryshimin e emrit të biznesit, pronarja shqiptare mposht në gjyq...

I kërkuan ndryshimin e emrit të biznesit, pronarja shqiptare mposht në gjyq Zarën

Pronarja e një butiku të vogël “House of Zana”, në pronësi të Amber Kotrrit, një shtetase angleze me bashkëshortin shqiptar, ka mundur në një betejë të gjatë gjyqësore, gjigandin e e botës së modës, kompaninë spanjolle “Zara”.

Zara u përpoq që nëpërmjet proceseve gjyqësore të ndryshonte emrin e biznesit House of Zana, me bazë në Darlington, pasi sipas saj ishte konceptualisht identike.

Avokatët e Zara-s kishin argumentuar se aplikimi për markën tregtare House of Zana duhet të refuzohej sepse ishte shumë i ngjashëm në emër, gjë që mund shkaktonte konfuzion tek klientët.

Ata pretenduan me argumentet e tyre se njerëzit “do ta lexonin gabim, do ta dëgjonin gabim, do ta shqiptonin gabim ose do ta perceptonin ndryshe “House of zana” si Zara” dhe se emri ulte prezencën e markës.

Zara e bëri kundërshtimin e saj të hapur kur u njoftua se pronarja e “House of Zana”, Amber Kotrri u përpoq të regjistronte markën e saj tregtare.

Kotrri, e cila e nisi biznesin katër vjet më parë dhe e quajti atë sipas fjalës shqipe për zanën, këmbënguli se të dy markat nuk do të ngatërroheshin dhe refuzoi të riemërtonte kompaninë.

Gjithashtu, gjykatësi në vendimin e tij final tha se është i sigurt se blerësi nuk do të ngatërrohet mes biznesit të vogël dhe kompanisë shumëkombëshe të modës dhe pajisjeve shtëpiake.

Ai tha se emri i biznesit të Kotrrit mund të qëndrojë siç edhe është, duke thënë se dallimet janë të mjaftueshme për të nënkuptuar që klienti mesatar nuk do të ngatërrohet.

Nga ana tjetër,mamaja e tre fëmijëve, Kotrri thotë se marrëveshja me avokatët i ka kushtuar kohë me fëmijët e saj.

“Ka qenë më shumë se një vit dhe shumë stresues në jetën time në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave.Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u caktua prova e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë”, u shpreh ajo.

Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës ndërsa ishte në një vizitë në teatër me tre fëmijët e saj, por iu deshën disa ditë për të krijuar guximin për ta hapur atë.

“Ishte një dokument mjaft i gjatë dhe unë nuk mund të kuptoja shumë prej tij pasi kisha emocione,” tha ajo.

Por pasi lexoi se argumentet e Zara-ës ndaj saj ishin të pasuksesshme u lehtësua. “Ka qenë shumë stresuese, por ne fituam,” shtoi ajo.

Në maj, Kotrri, e cila përfaqësonte veten në gjykatë, tha në seancë se nuk kishte gjasa për t’u ngatërruar markat.

Ajo tha se kishte qenë gjithashtu në kontakt me më shumë se 10 pronarë të tjerë të bizneseve të vogla të cilët ishin kontaktuar nga kompania e modës duke u kërkuar atyre që të riemëroheshin për shkak të ngjashmërive me emrat e tyre.

Ndërkohë, Kotrri tha se: “Kushdo që është në një pozicion të ngjashëm do t’i thoja, që të vazhdojë të luftojë, se në fund do t’ia vlejë. Ju e dini më së shumti biznesin tuaj, ju e dini kuptimin pas çdo emri dhe nëse e keni ndërtuar atë, atëherë luftoni për të, nuk mund t’u them fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse kështu më tha dikush më i madh.”

Inditex, kompania mëmë e Zara është një nga kompanitë më të mëdha të shpërndarjes së modës në botë me 6,477 dyqane, duke përfshirë Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti.

Një zëdhënës i Zara tha se ndërsa ata nuk donin të komentonin vetë gjykimin, kompania vazhdon t’i urojë Kotrrit dhe biznesit të saj sukses në të ardhmen./Opinion.al

Share: